ARBEN VATA/ Kukësi burra, Rama… ra

ARBEN VATA/ Kukësi burra, Rama… ra

224
0
Shares
Kuksianët rikthejnë me forcë lidhjen natyrale Kosovë – Shqipëri

Ngjarje të tilla si ajo e Kukësit sot, normalisht që ngjallin emocione dhe debate të forta, kundërshtuese me njëra tjetrën. E para është dhuna. E vërteta është se dhuna nuk është mjeti normal për të zgjidhë problemet, por çfarë e zgjidh problemin me një qeveri të pa përgjegjshme, një qeveri anti kombëtare apo një diktaturë? Nëse nisemi me këtë logjikë, duhet të themi se protestat e dhjetorit 1990 në Shqipëri dhe ato të pranverës 1981, korrikut 1990 dhe kundërshtimi me armë kundër regjimit serb në Kosovë, ishin të dënueshme. Nëse kjo është logjika që funksionon për dikë, ta mbajë për vete. Kur thika shkon në palcë, nuk ka më vend për bisedime. Aq më tepër me një qeveri që nuk u konsultua aspak me qytetarët për këtë taksë të rëndë.
Së dyti, (dhe kësaj po i bie shumë shkurt), taksë për rrugën mund të kishte por kjo duhet të jetë e shumta 1 euro ndërsa më përpara kësaj duhet të jetë rregulluar sipas standardeve rruga e vjetër. Këto çështje janë sqaruar shumë këto ditë dhe nuk ka nevojë për mendimin tim krejt modest nga aspekti teknik dhe ekonomik i rrugës.
Se treti, protesta ishte e drejtë sepse synoi veç të tjerash të ndante Kosovën me Shqipërinë me një kufi ekonomik jo më në Morinë të Kukësit, por në Thirrë të Mirditës. Super-taksa është një barrë edhe për shqiptarët e Kosovës, të cilët për arsye ekonomike kryesisht vijnë dhe frekuentojnë plazhet e Shqipërisë. Rama që bën demagogji me Presidentin e përbashkët dhe me teatër në zyrat e Vucic, nuk mund ti bëjë shërbim më të mirë serbëve sesa të kufizojë lëvizjen e shqiptarëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë. Në këto kushte, ata do të detyrohen që tregtinë dhe çdo shkëmbim tjetër ta zhvendosin gjithnjë e më shumë drejt Serbisë. Kjo është arsyeja që shumë nga protestuesit ishin edhe nga Kosova (por edhe nga Hasi dhe Tropoja).
Së katërti, kjo është një protestë personalisht kundër Rames, i cili vetëm pak ditë më parë ofendoi publikisht gjithë shqiptarët, në një fjalim konteksti i të cilit vinte në dyshim burrërinë e tyre. Gabimi i Rames është që e bëri këtë ofendim pikërisht në kohën kur Kukësi kishte paralajmëruar protesta kundër taksës së ndarjes së kombit. Kukësi (dhe jo vetëm) ka burra o zotëri dhe këtë e ka treguar ndaj çdo padrejtësie që i është bërë në demokraci. Për ata që u kujtohet po sjell në vëmendje vitin 1993 kur banorët e kësaj zone hodhën në liqen forcat speciale nga Tirana. Luma ka hedhur në lumë 12 mijë serb, por Rama nuk e njeh mirë historinë.

Aty ku ka dhimbje, ka protestë, ka burra,kudo në Shqipëri. Aty ku ka dhimbje e thika nuk mban më, burrat ngrihen dhe diktatorët bien.

Merre seriozisht sinjalin e burrave të Kukësit, Tropojës dhe Kosovës. Nuk është protesta e një partie, por e një populli të cilit nuk mund ti hipesh më mbi kurriz.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY