Punëtori aksidentohet në punë, mjeku dhe administratorja fshehën ngjarjen

Punëtori aksidentohet në punë, mjeku dhe administratorja fshehën ngjarjen

129
0
Shares

Policia ka nisur hetimin ndaj një mjeku në Spitalin Rajonal të Korçës dhe administratores së një firme mermeri për fshehjen e dëmtimit të një punonjësi në punë.

Punonjësi i kësaj firme me iniciale Ll. L., 40 vjeç, banues në Korçë është aksidentuar duke prerë mermer më 23 mars.

“Mjeku me iniciale K. M., 57 vjeç, banues në Korçë, i cili i ka dhënë ndihmën mjeksore punonjësit, nuk ka raportuar në polici ngjarjen.

Ndërsa administratorja e firmës Xh. G., 41 vjeçe, banuese në Korçë, dyshohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë,”-raporton policia.

Aktualisht i aksidentuari ndodhet në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, nenet 300 dhe 289 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY