Një baba i shkruan deputetit demokrat se e ka djalin gay, ja...

Një baba i shkruan deputetit demokrat se e ka djalin gay, ja përgjigja dhe mesazhi i tij

159
0
Shares

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një kohë kur në media është ndezuar debati mbi komunitetin LGBT dhe aktiviteteve që ata kryejnë në gjimnaze të Tiranës, ka publikuar një postim ku thotë se një baba, i ka shkruajtur se i biri i tij që është vtëm 13 vjeç, është “gay” dhe në shkollë po diskriminohet për këtë gjë.

Postimi i deputetit Tritan Shehu

Dicka rreth homoseksualitetit mbi te cilin po diskutohet e po spekulohet keto dite.

Dikush me shkruan per te birin 13 vjec, duke e percaktuar ate ” gay” dhe qe sipas tij po peson ne shkolle per kete aresye, diskriminim.

Une ju pergjigja:

“13 vjec gay?! Eshte akoma femije, nuk ka arritur formim dhe preferenca seksuale, aq me shume nje djale. Ai mund te kete zerin me te holle etj, por nuk mund te besh konkluzione ne kete moshe. Pra ju gaboni rende qe arrini ne te tilla percaktime kaq heret, qe pastaj kondicionojne sjelljen tuaj ndaj tij dhe influencojne negativisht per zhvillimin e metejshem normal te djalit.

Stimulojeni djalin te loze futboll, blejini nje pale dorreza boksi, trajtojeni si ‘burre’, mesojeni te jete i forte, perballues, etj!

Mos u ngutni, ka kohe per konkluzione”.

Ne kete linje po ju bashkengjis link-un e nje kenge kuptimplote te Sanremos 2009, “LUCA ERA GAY” te Povias.

I lutem medias ta transmetojne sa me shpesh, kujdo tjeter ta promovoje kete kenge, e cila permban nje te vertete, nje mesazh te qarte edukativ e te dobishem.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY