Vlahutin, 4 postime për LGBT në pak minuta, asnjë postim për kanabisin...

Vlahutin, 4 postime për LGBT në pak minuta, asnjë postim për kanabisin për 4 vjet

213
0
Shares

Zyra në Tiranë e BE i ka kushtuar katër postime në tuiter sot debatit që nisi në Tiranë pas vizitave të grupeve LGBT në shkollat e kryeqytetit.

Zyra e BE në Tiranë është e njohur për apatinë e saj në lidhje me gjërat e rëndësishme që ndodhin në Shqipëri dhe njëanshmërinë shembullore me qeverinë e majtë të drejtuar nga Rama. Kështu që nuk pritet shumë nga kjo zyrë në këtë drejtim edhe pse progress raporti që publikon BE cdo vit për Shqipërinë ndryshon thellë nga fryma që përcjell zyra e BE-së në Tiranë.

Prandaj nuk duhet të habitemi që numri i postimeve në tuiter të zyrtarëve të Vlahutinit për inkurajimin e deviacionit tek të rinjtë shqiptarë është katër herë më i madh se sa numri i postimeve që bëri e njejta zyrë përgjatë tri viteve të kultivimit dhe trafikimit të drogës në të gjithë Shqipërinë nën drejtimin e ministrit të Brendshëm.

Një grup aktivistësh të drejtave të LGBT vizituan disa shkolla në kryeqytet duke treguar historitë e tyre në kuadrin e luftës kundër bullizmit në shkollat shqiptare. Prania e madhe e tyre në këto biseda identifikoi bullizmin, këtë fenomen mjaft shqetësues tek fëmijët dhe të rinjtë, me pamjfatueshmërinë sociale të minoriteteve LGBT duke devijuar jo pak edhe qëllimin e mirë të informimit rreth bullizmit.

Ne faksimile janë postimet e Vlahutin, që është e vetmja ndër zyrtarët e brendshëm dhe të jashtëm që ende nuk di gjë rreth kultivimit të kanabisit në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY