EMRI & FOTO/ Tiranë, vdes papritur agjenti special i FBI

EMRI & FOTO/ Tiranë, vdes papritur agjenti special i FBI

251
0
Shares

Hamdi Kosturi, 39-vjeçari nga Fushë-Kruja, që arriti të bëhej një nga agjentët specialë më të spikatur të FBI është ndarë papritur nga jeta vetëm 2 javë pas një operacioni ndërkombëtar të suksesshëm.

Kosturi, emigroi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitet 1999-2000, dhe mes përpjekjeve të shumta për të vazhduar një jetë më të mirë larg atdheut të ri, ai ja arriti të merrte pasaportën dhe më tej të futet në FBI.

Pak kohë më pas ai u bë agjent special, dhe rreth dy javë më parë, publiku shqiptar e pa teksa ishte radhitur përkrahë njerëzve, që hetuan dhe zbuluan 7 grupe të strukturuara kriminale në shtete të ndryshme, të cilat kishin kontrabanduar rreth 1 mijë shqiptarë në drejtim të Mbretërisë së bashkuar, SHBA-ve dhe Kanadasë.

Por vetëm 7 ditë pas këtij operacioni të suksesshëm, 39-vjeçari Hamdi Kosturi është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në banesën e tij në Tiranë pas një sulmi kardiak.

Donald Lu, i cili mori pjesë në një ceremoni kortezie në nder të agjentit special shqiptar. Të pranishëm ishin drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj. Nënës dhe vëllait të Hamdi Kosturit, ju dorëzua një dekoratë mirënjohjeje për kontributin e rrallë që 39-vjeçari ka dhënë gjatë zbatimit të misionit të tij.

Kosturi ishte agjent special i Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit Amerikan të Shtetit, të atashuar pranë ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. (Shërbimi Diplomatik i Sigurisë i Shteteve të Bashkuara (DSS ose DS), është forca federale e zbatimit të ligjit dhe e sigurisë e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara.

DSS është organizata udhëheqëse amerikane e zbatimit të ligjit jashtë vendit. Detyrat e Agjentëve Specialë të DSS-së, përfshijnë mbrojtjen e misioneve diplomatike të ShBA-ve, diplomatëve të ShBA-ve dhe vizitat e personaliteteve të huaja, kryerjen e hetimeve kriminale kundër falsifikimit të vizave dhe pasaportave, kundër-terrorizmit dhe kundërzbulimit brenda dhe jashtë vendit.

Agjentët Specialë të DSS-së të atashuar pranë Zyrave Rajonale të Sigurisë, këshillojnë ambasadorët e ShBA-ve për çështjet e sigurisë, çështjet e zbatimit të ligjit, dhe menaxhimin ose zbatimin e programeve të sigurisë në mbarë botën). Agjencitë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), konkretisht agjencia e Patrullimit të Kufirit të SHBA-ve si dhe Dogana e Mbrojtja Kufitare – Qendra Kombëtare e Targetimit, janë dy agjencitë që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY