VIDEO & EMRA/ Dalin pamjet, ja si “Picasso” arrestoi “skifterët e Laçit”...

VIDEO & EMRA/ Dalin pamjet, ja si “Picasso” arrestoi “skifterët e Laçit” dhe “thesari” që ju bllokua

324
0
Shares

Task Forca “Anti Skifter” pranë Policisë së Shtetit e krijuar për të luftuar grupet kriminale që kryejnë vjedhje të pronës në vendet e Bashkimit Europian, ditët e fundit në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të Belgjikës, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Krujë ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor “Picasso”.

Nga operacioni policor “Pikaso” janë arretsuar 8 persona në Shqipëri e Belgjikë, anëtarë të një grupi kriminal në fushën e vjedhjeve: 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë. Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme sendesh në cilësinë e provave materiale si: bizhuteri, orë të shtrenjta, aparate telefonash celularë, aparatura elektronike.

Në zbatim të Letër-porosisë dërguar nga autoritetet ligjzbatuese belge në datat 28 dhe 29 mars 2018, në Shqipëri u ndaluan shtetasit:

Imir Vila, 37 vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë.

Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë,

Albert Arraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë.

Të ndaluarit dyshohen për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Vjedhja” e kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal”. Gjatë kontrolleve të banesave të tyre janë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë vjedhur në Belgjikë.

Në të njëjtën kohë me operacionin e zhvilluar nga Policia shqiptare, operacioni i përbashkët ka vijuar në Belgjikë ku autoritetet arrestuan në Bruksel shtetasit shqiptarë:

Arbër Llulla (alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32 vjeç, nga Tirana;

Deiv Bulku, 25 vjeç, nga Tirana;

Ardit Skeja, 24 vjeç, lindur në Kurbin, banues në Mëzez, Tiranë;

Agron Hyseni (alias Astrit Hyseni), 47 vjeç, nga Laçi;

Flori Saliu (alias Shikim Matranxhi), 26 vjeç, nga Vora, Tiranë.

Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar.

Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas, veprimtarinë kriminale e kanë kryer si grup i strukturuar kriminal. Veprimtaria e tyre ishte e shtrirë kryesisht në Bruksel dhe në disa qytete të tjera belge. Ata kanë kryer një numër të madh vjedhjesh me dhunë të banesave dhe objekteve të tjera. Sendet e vjedhura, një pjesë i kanë shitur, ndërsa pjesën tjetër dhe shumat e parave të përfituara nga shitja e i kanë transferuar në Shqipëri.

Operacion ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe organeve ligjzbatuese belge.• Operacioni “Picasso“, 8 të arrestuar në Shqipëri e Belgjikë, anëtarë të një grupi kriminal në fushën e vjedhjeveTask Forca "Anti Skifter" pranë Policisë së Shtetit e krijuar për të luftuar grupet kriminale që kryejnë vjedhje të pronës në vendet e Bashkimit Europian, ditët e fundit në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të Belgjikës, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Krujë ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor " PICASSO". Si rezultat u arrestuan 8 shtetas shqiptarë, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë.Gjatë operacionit janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme sendesh në cilësinë e provave materiale si: bizhuteri, orë të shtrenjta, aparate telefonash celularë, aparatura elektronike.Në zbatim të Letër-porosisë dërguar nga autoritetet ligjzbatuese belge në datat 28 dhe 29 mars 2018, në Shqipëri u ndaluan shtetasit:• Imir Vila, 37 vjeç, lindur në Zboq, Korçë dhe banues në Tiranë.• Alerjo Dushku, 31 vjeç, lindur në Adriatik, Kurbin dhe banues në Tiranë,• Albert Arraj, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Dukagjin i Ri, Krujë.Të ndaluarit dyshohen për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Vjedhja” e kryer në kuadrin e “Grupit të strukturuar kriminal”.Gjatë kontrolleve të banesave të tyre janë gjetur dhe sekuestruar sende që dyshohet se janë vjedhur në Belgjikë.Në të njëjtën kohë me operacionin e zhvilluar nga Policia shqiptare, operacioni i përbashkët ka vijuar në Belgjikë ku autoritetet arrestuan në Bruksel shtetasit shqiptarë:• Arbër Llulla (alias: Rubens Ahmetaj, Rubens Bulku), 32 vjeç, nga Tirana;• Deiv Bulku, 25 vjeç, nga Tirana;• Ardit Skeja, 24 vjeç, lindur në Kurbin, banues në Mëzez, Tiranë;• Agron Hyseni (alias Astrit Hyseni), 47 vjeç, nga Laçi;• Flori Saliu (alias Shikim Matranxhi), 26 vjeç, nga Vora, Tiranë.Vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar. Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas, veprimtarinë kriminale e kanë kryer si grup i strukturuar kriminal. Veprimtaria e tyre ishte e shtrirë kryesisht në Bruksel dhe në disa qytete të tjera belge. Ata kanë kryer një numër të madh vjedhjesh me dhunë të banesave dhe objekteve të tjera. Sendet e vjedhura, një pjesë i kanë shitur, ndërsa pjesën tjetër dhe shumat e parave të përfituara nga shitja e i kanë transferuar në Shqipëri.Policia e Shtetit është e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit grupet kriminale që operojnë brenda dhe jashtë vendit, me fokus krimin e organizuar, përmes partneritetit dhe bashkëpunimit në rritje me agjencitë e huaja ligjzbatuese.

Publiée par Policia e Shtetit sur vendredi 30 mars 2018

 

Konferenca për shtyp në lidhje me operacionin ndërkombëtar të koduar “Picasso”

Konferencë për shtyp në lidhje me operacionin ndërkombëtar të koduar "Picasso"Në konferencë Sokol KalaniShef i Task Forcës "Anti-Skifter" në Policinë e ShtetitProkurori i Krimeve të Rënda Besnik MuçiProkurori Belg i çështjes Peter Pereboon• Operacion ndërkombëtar mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe organeve ligjzbatuese belge.• Operacioni “Picasso", 8 të arrestuar në Shqipëri e Belgjikë, anëtarë të një grupi kriminal në fushën e vjedhjeveTask Forca "Anti Skifter" pranë Policisë së Shtetit e krijuar për të luftuar grupet kriminale që kryejnë vjedhje të pronës në vendet e Bashkimit Europian, ditët e fundit në bashkëpunim me organet ligjzbatuese të Belgjikës, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Krujë ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor " Picasso".

Publiée par Policia e Shtetit sur vendredi 30 mars 2018

Në konferencë Sokol Kalani, Shef i Task Forcës “Anti-Skifter” në Policinë e Shtetit

Prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi

Prokurori Belg i çështjes Peter Pereboon

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY