EMRI & FOTO/ Vettingu, në sitë gjyqtarja e radhës e Kushtetueses, ja...

EMRI & FOTO/ Vettingu, në sitë gjyqtarja e radhës e Kushtetueses, ja kur zhvillohet seanca dëgjimore

144
0
Shares

Vitore Tusha do të jetë gjyqtarja e radhës e Gjykatës Kushtetuese e cila pasi ka kaluar në filtrat e Vetting-ut, do jetë në seancë dëgjimore përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në datën 4 prill.

Vitore Tusha pritet të pyetet për burimin e pasurisë së saj por edhe sa i takon pikëpamjeve profesionale për vendimet e marra në disa dosje gjyqësore që ka kaluar në dorë.

Pak ditë më parë Vetting-u “dogji” gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo, i cili nuk justifikonte pasurinë prej rreth 500 mijë dollarë, ndërsa argumenti i tij se ia kishte dhuruar motra nuk u mor në konsideratë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Pritet që gjyqtari i radhës i cili të kalojë përpara KPK-së të jetë kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY