FOTO LAJM/ Studentët e “shkencave” protestë “origjinale”: Boll na zhvatët, 700 euro...

FOTO LAJM/ Studentët e “shkencave” protestë “origjinale”: Boll na zhvatët, 700 euro për një notë kaluese

178
0
Shares

Lëvizja ‘Për Universitetin”,  ka nisur një nismë kundër korrupsionit në shkolla. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës ditën e sotme janë varur parulla ku i bëhet thirrje për ndalimin e këtyre praktikave si edhe paraqitet shuma të cilën duhet të paguajnë nxënësit për të marrë një notë kaluese.

Siç shihet në këto pankarta bëhet fjalë për 700 euro që një nxënës duhet të paguajë për të kaluar në provim.

“Në vijim të aksioneve ndërgjegjësuese për problematikat e jetës universitare, sot u mbajt aksioni i radhës në Fakultetin – famëkeq – të Shkencave të Natyrës. Aksioni nuk denoncon vetëm zhvatjen që iu bëhet studentëve nga tarifat e larta të studimeve, por edhe zhvatjen me tregtinë e pandershme të librave, dhe më keq akoma në disa raste edhe zhvatjen e studentëve nga disa pedagogë super të korruptuar që shesin me qindra euro një notë provimi.

Aksionet tona do të vazhdojnë derisa të marrin fund tarifat dhe çdolloj haraçi në kurriz të studentëve.

Arsim Publik Falas!”, njofton Lëvizja.

Parullat dhe shkrimi ‘700 euro”, janë vendosur në godinën C të FSHN-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY