Tre fëmijë jashtë martese i bëjnë apel babait në televizion: Je i...

Tre fëmijë jashtë martese i bëjnë apel babait në televizion: Je i pasur dhe ke prona…

77
0
Shares

Tre fëmijë nga Fushë-Kruja, të sjellë në jetë nga një lidhje jashtëmartesore, rrëfejnë peripecitë që kanë kaluar në jetën e tyre, dhe dashurinë e munguar të babait. Në emisionin “Me zemër të Hapur” në “Neës 24”, ata kërkojnë mbështetjen e babait, që përveç atësisë, nuk u ka dhënë asgjë tjetër.
Ata janë Dhurata, tashmë e martuar, dhe dy vëllezërit e saj Gazmendi dhe Alfredi, (34, 32 dhe 28 vjeç). Nëna e tyre, pas martesës së parë nga e cila ka një vajzë me emrin Merita, pati një lidhje jashtëmartesore me një burrë të martuar, me të cilin pati tre fëmijë.
Por duke qenë se babai i tyre ishte i martuar, ai për gati 20 vite i ka mbajtur të dyja familjet paralel. Nga martesa e tij zyrtare, ai ka patur 7 fëmijë, por njeri prej tyre nuk jeton më.
Dhurata, Alfredi dhe Gazmendi tregojnë se nuk e kanë ndjerë kurrë prezencën dhe ngrohtësinë e figurës atërore. Sipas tyre ai vinte në shtëpi vetëm për nënën e tyre, dhe nuk e ka luajtur kurrë me ta rolin e babait.
Në certifikatën e lindjes ishte vetëm emri i tij si baba, por nuk ju kishte dhënë mbiemrin, dhe ata rezultonin të regjistruar me mbiemrin e nënës. Në vitin 1997 të detyruar nga situata, tre fëmijët iu drejtuan gjykatës dhe kërkuan njohjen e atësisë. Me vendim gjykate e morën këtë të drejtë, dhe që atëherë rezultojnë me mbiemrin Merlika, mbiemri i babait.
Personi që ka kontribuar më shumë në rritjen e tyre dhe që vazhdon t’i mbështesë shumë, është motra e madhe Merita, e cila dhe tani ju sjell të ardhura për të jetuar. Sa herë shkonin tek shtëpia e babait të tyre, iu dilte dikush që u mbyllte derën, duke u thënë se ai nuk ndodhej atje.Albeu
Kanë qenë shumë afër me babain e tyre, por edhe pse i shihte, ai nuk i trajtonte si fëmijët e tij.
Dhurata aktualisht është martuar ndërsa 2 vëllezërit jetojnë me nënën dhe ndodhen në vështirësi ekonomike, pasi momentalisht janë të dy të papunë. Babai i tyre duke qenë se vjen nga familje e persekutuar ka marrë një shumë të konsiderueshme parash thonë ata, ka edhe prona, por atyre nuk ju ka dhënë kurrë asgjë.
Ata rrëfejnë historinë e tyre dhe kërkojnë që ai të kthehet më në fund e të luajë rolin e babait me ta, atë që s’e ka bërë kurrë.
Përveç kësaj ata duan që t’ju përgjigjet edhe me ndihmë financiare, t’ju japë atë që me ligj iu takon si trashëgimtarë të barabartë me fëmijët e tjerë të tij.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY