Arrestimet me urdhër të Erdoganit, Haradinaj shkarkon ministrin e Brendshëm

Arrestimet me urdhër të Erdoganit, Haradinaj shkarkon ministrin e Brendshëm

124
0
Shares

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një shkrese zyrtare dërguar ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka kërkuar dorëheqjen e tij.

Indeksonline ka siguruar dokumentin ku kryeministri ka kërkuar nga ministri Sefaj lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia.

“Dua edhe një herë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet”, thuhet në dokument.

Të arrestuarit në Kosovë, Turqia: Ja rolet që kishin në Ballkan, të angazhuar…

Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) ka realizuar një goditje të rëndë ndaj strukturës së Organizatës Terroriste FETO/Strukturës së Shtetit Paralel (FETO/PDY) në Ballkan, duke sjellë në Turqi gjashtë punonjës të nivelit të lartë të organizatës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që AA ka siguruar nga burime të sigurisë, MIT ka kapur gjashtë pjesëtarë të FETO/PDY-së të kërkuar në Turqi përmes një operacioni që ka realizuar në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës.

Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë sjellë në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e MIT.

Mësohet se pjesëtarët e FETO/PDY-së do t’u dorëzohen autoriteteve gjyqësore.

Sipas të dhënave të siguruara, gjashtë të arratisurit e FETO/PDY-së të kapur përmes operacionit, krahas aktiviteteve në shtetet e Ballkanit, kanë qenë të angazhuar për sigurimin e arratisjes së punonjësve të organizatës në Turqi drejt shteteve të Evropës dhe SHBA.

Njësitë e sigurisë kishin vërtetuar se Özkan ka menaxhuar paratë e tubuara në emër të bamirësisë në shtetet e Ballkanit, të cilat i ka transferuar në Pensilvani, ku gjendet kreu i organizatës terroriste.

Ndërkaq, Demirez, përgjegjës për strukturimin rinor në Kosovë, ka punuar në mënyrë aktive në shtetet e Ballkanit, ndërsa ka luajtur rol që organizatës t’i bashkangjiten numër i madh personash.

Nga ana tjetër, Günakan, i sjellë po ashtu në Turqi përmes operacionit të MIT-it, ishte përgjegjës për mësimdhënësit në strukturat shkollore në rajon.

Emrat e tjerë të sjellë në Turqi mësohet se kanë qenë figura të larta përgjegjës për strukturimin e FETO/PDY-së në institucione dhe organizata të ndryshme.

Në veçanti, mësohet se Osman Karakaya ka luajtur rol aktiv në procesin Ergenekon, periudhë gjatë së cilës ai ka përgatitur raporte në favor të FETO/PDY-së në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Stamboll, ndërsa për këtë arsye i është ndarë dekoratë nga ana e kreut të organizatës terroriste Fetullah Gülen.

Sot shkarkohen zyrtarë të lartë shtetërorë, çfarë pritet të ndodhë

Priten zhvillime te rendesishme ne Kosove. Dje kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se të premtën, do të ketë shkarkime. Këtë e ka thënë kryeministri në mbledhjen e djeshme të jashtëzkonshme.

Ai ka konfirmuar se sot, e premte do të ekzekutojë shkarkime në kabinetin e tij qeveritar, pas operacionit të sotëm ku u deportuan me urgjencë gjashtë shtetas turq nga Kosova.

“Me siguri po”, është përgjigjur ai, kur është pyetur nëse nesër do të shkarkohet dikush.

Mësohet se bëhet fjalë për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe Kryeshefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi. Express

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY