Rusia përgjigjet, dëbon 60 diplomatë amerikanë dhe mbyll konsullatën

Rusia përgjigjet, dëbon 60 diplomatë amerikanë dhe mbyll konsullatën

108
0
Shares

Rusia i është përgjigjur dëbimit të diplomatëve rusë nga shumë vende perëndimore duke bërë të njëtën gjë edhe vet.

Qeveria e Putimit ka dëbuar 60 diplomatë amerikanë dhe vendosi të mbyllë konsullatën e SHBA në Shën Petersburg, në përgjigje të dëbimit të diplomatëve.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se Rusia do të dëbojë të njëjtin numër diplomatësh si Shtetet e Bashkuara dhe shtoi se masat e reagimit “do të jenë simetrike dhe madje edhe më shumë”.

Ai gjithashtu propozoi një takim të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË) më 2 prill për të trajtuar sulmin ndaj Skripal, duke kërkuar qasje konsullore për Julian, vajza e ish spiunit, siç raportohet nga agjencia ruse Sputnik.

Vende të BE, SHBA dhe NATO u rreshtuan përkrah Britanisë për dëbimin e diplomatëve rusë, pas helmimit të ish-spiunit rus, Sergei Skripal, në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjithashtu edhe Shqipëria iu bashkua vendimit të vendeve perëndimore duke dëbuar dy diplomatë rusë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY