Krijohen tre lagje te reja në Tiranë

Krijohen tre lagje te reja në Tiranë

607
0
Shares

Banorët e lagjeve periferike të Tiranës urbane, kryesisht në zonën e Freskut, Tiranës së re në Kashar dhe në zonën e Selitës në Farkë i duhet sot të humbasin një ditë të tërë pune apo të udhëtojnë gjatë për të marrë një shërbim në zyrat e njësive Administrative. Ndërkohë që për shkak të rritjes së numrit të popullsisë në to dhe refuzimit të banorëve të rinj për t’u regjistruar në njësitë që i përkasin pjesës jo urbane, këto zona vuajnë edhe nga një shpërndarje jo e drejtë e fondeve dhe investimeve.

Ndaj nisur nga kjo situatë problematike dhe shqetësimi i vazhdueshëm i qytetarëve të përcjella edhe në dëgjesat publike të zhvilluara gjatë muajit nëntor nga Bashkia Tiranë pranë çdo Njësie Administrative, si dhe nga peticionet e disa banorëve të zonave të lartpërmendura, Këshillit Bashkiak miratoi vendimin për krijimin e tre lagjeve të reja në kryeqytet si pjesë e zonës urbane, të cilat do të emërtohen “Lagjja nr. 12”, “Lagjja nr. 13” dhe “Lagjja nr. 14”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij para Këshillit Bashkiak theksoi se ky është një nga propozimet më të rëndësishme të kësaj mbledhje pasi bën një riorganizim të hartës administrative të Tiranës dhe i jep zgjidhje një sërë problematikash që kanë qenë një shqetësim i vazhdueshëm për banorët.

“Vendimi që marrim sot, do të lerë gjurmë në mënyrën se si shërbejmë në këtë qytet. Qyteti ju e dini fare mirë, ka 11 njësi administrative urbane dhe 13 rurale. Ne propozojmë sot krijimin e tre lagjeve të reja dhe për efekt numeracioni, ngaqë kemi qenë deri në numrin 11, bëhet fjalë për lagjen nr. 12, 13, 14. Bëhet fjalë për zonën e Freskut që teorikisht është në njësinë Dajt, por ju e dini fare mirë, komuna është majë malit, Fresku është në kufi me Kinostudion. Bëhet fjalë për zonën e Selitës, por jo Selitës që është te njësia 5, por Selitës që është në zonën e Farkës, Kodra e Diellit, Liqeni i Thatë, Kopshti Zoologjik, Kopshti Botanik që në vijë ajrore e kanë disa kilometra larg komunën Farkë dhe jo më të shkojnë dhe të marrin shërbime të përditshme. Pra bëhet fjalë për atë pjesën e unazës jugore që administrativisht është në Farkë, por i kryen të gjitha shërbimet në Tiranë. Dhe bëhet fjalë për zonën që prapë në leksikun e Tiranës njihet si zona e Astirit ose si zona e Unazës së Re dhe e Kasharit. Komuna në Katundin e Ri në Kashar është disa kilometra larg, ndërkohë që shërbimet i marrin kryesisht ose te njësia 7 ose te njësia 6, janë më afër se komuna”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se krijimi i këtyre lagjeve të reja do të shërbejë për ofrimin e shërbimeve të përmirësuara për banorët që jetojnë në këto zona të cilat gjatë këtyre viteve kanë njohur një zhvillim të madh.

Kryetari i Bashkisë sqaroi se nëse këto njësi në të ardhmen do të kenë potencialin të kthehen në njësi të administrative në të gjitha kompetencat, do të jetë Këshilli Bashkiak që do t’i çojë një propozim Parlamentit. Vendimi ka si qëllim kryesor krijimin e njësive më të vogla territoriale, që ofrojnë shërbime në mënyrë më eficiente e të përdorin më mirë burimet financiare dhe t’i përgjigjen nevojës së përfaqësimit më pranë qytetarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY