DETAJE/ Levë pas koke – Si u grabit punonjësi i firmës së...

DETAJE/ Levë pas koke – Si u grabit punonjësi i firmës së ndërtimit para bankës

100
0
Shares

Punonjësi i një kompanie ndërtimi është grabitur dje para një banke të nivelit të dytë, ku ishte drejtuar për të depozituar një shumë parash.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:10, në rrugën “Medar Shtylla”, në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë. I dëmtuari, shtetasi me iniciale A.S., sapo kishte dalë nga makina, me një qese me para, kur është sulmuar nga dy persona me skafandra, që po e prisnin me motor. Autorët i kanë marrë me forcë nga dora qesen me para dhe janë larguar me shpejtësi me motor përmes rrugicave të zonës.

I dëmtuari fillimisht ka kërkuar ndihmën e punonjësve të sigurisë së bankës, të cilët e kanë pasur të pamundur të ndërhyjnë, pasi grabitësit ishin larguar.

Më pas, ai i ka telefonuar Policisë dhe në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.2, që kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe kanë nisur veprimet hetimore. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në disa rrugë e kryqëzime kryesore të Tiranës, për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Burimet thanë se sipas deklarimeve të shtetasit A.S., në qesen që i morën grabitësit, ai kishte rreth 700 mijë lekë të rinj.

Gjatë dëshmisë së tij në polici, si raporton BW, Spahiu tha se 2 personat motor i ka pare pas makinës se tij kur ka lëvizur në qytet për të shkuar tek banka, por nuk e ka ditur se po ndiqnin atë.

Grabitja

Policia e Tiranës tha dje se rreth orës 15:10, në rrugën “Medar Shtylla”, në një parking mjetesh në afërsi të një filiali banke të nivelit të dytë, është grabitur shtetasi A.S., përfaqësues i një firme.

“Kur ka dalë nga mjeti që kishte parkuar, dyshohet se dy persona me motor dhe me skafandra i kanë marrë me forcë një qese me një shumë të papërcaktuar lekësh. Janë ngritur pika kontrolli e po vijon krehja e zonës, si dhe po punohet për sekuestrimin e pamjeve filmike të zonës përreth.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve”, tha zyrtarisht Policia. I dëmtuari është shoqëruar për të dhënë deklarime në Komisariatin nr. 2, ku është shprehur se për llogari të firmës ku punonte, do të depozitonte në bankë një shumë prej afro 700 mijë lekësh të rinj.

Ndërsa ka sqaruar se nuk i ka parë autorët deri në momentin që e kanë sulmuar papritur, sapo ka zbritur nga makina. Sipas tij, ata kanë pasur skafandra në kokë dhe nuk ka arritur që t’ua shohë fytyrën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY