AKUZA E RËNDË/ Një ministër kërcënoi biznesmenin amerikan për llogari të një...

AKUZA E RËNDË/ Një ministër kërcënoi biznesmenin amerikan për llogari të një biznesmeni rus

134
0
Shares

Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje akuzave të Edi Ramës për lidhjet ruse. Duke folur në sallën e Kuvendit, kreu i PD-së dhe opozitës u shpreh se nuk ka asnjë lidhje të partisë së tij.

“Në gropa ke rënë, e sa herë del këtu zhytesh më thellë. Unë sjam mik i yti, miqtë e tu janë Shullazi, Habilaj.

Disa i ke pasur edhe këtu, Armando, Arbeni, disa të kanë ikur nga këtu”, u shpreh kreu i PD..

“Të ngremë një komision parlamentar dhe të hetojmë për influencën ruse”.

Kështu ka sfiduar më tej sot kreu i PD-së, Lulzim Basha, kryeministrin Edi Rama.

Më tej kruu i opozitës artikuloi një akuzë të rëndë.

“Në qoftë se do të kishim një prokurori të pavarur, sot duhet ët ishte nën hetim një ministër i cili i ka dënuar banditë dhe ka kërcënuar një investitor shqiptaro amerikan në emër të një biznesmeni. Me këtë çështje është njohur dhe ambasada e SHBA, por prokuroria nuk nis hetimet. Fondet kryesore të bankës ku drejton bashkëshortja jote blen banka në Shqipëri, nga fondi rus i privatizimeve prej më shumë se 500 milionë dollarësh”, akuzoi Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY