Një DJ shqiptar është arrestuar në Rodos të Greqisë pasi u kap me 5.3 kg kanabis.
Mediat greke thonë se bëhet fjalë për shtetasin Orges Kupsi, ose i njohur me emrin e artit Visy, i cili po jepte një performancë për bashkatdhetarët e tij.
DJ i njohur kishte vendosur drogën në pesë pako plastike në valixhen e tij. Ai u arrestua gjithashtu me një grek 18-vjeçar, i cili u akuzua gjithashtu për posedim dhe trafik droge.
“Visy” është i njohur në Shqipëri thonë mediat në vendin fqinj, por jep koncerte edhe në Greqi në klubet e natës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/