Edi Rama shpërblen lobistin me 26.4 milionë fuçi nafte

Edi Rama shpërblen lobistin me 26.4 milionë fuçi nafte

131
0
Shares

Pennine Petroleum Corporation, që ka marrë së fundmi koncesionin e bllokut të naftës në Velçë, ka njoftuar zyrtarisht se z. Harry Sargeant III është caktuar në bordin e drejtuesve të kompanisë. “Z. Sargeant do të jetë një faktor kyç në vazhdimin e zhvillimit të bllokut të Velçës në Shqipëri”, thuhet në njoftim. Sargeant është zëvendëspresident i Global Oil Management Group Ltd. (“GOMG”), një kompani ndërkombëtare nafte me bazë në Florida.
“GOMG, përmes degës së saj Ionian Refining & Trading Company Ltd. (‘IRTC’), është një firmë e pavarur energjie, me aktivitet në Shqipëri, si dhe në Teksas dhe Alabama. GOMG dhe IRTC kanë hartuar së fundmi një strategji për të rinovuar sistemin e rafinerisë së naftës në Shqipëri. GOMG është e lidhur me rafineritë e Ballshit dhe Fierit në Shqipërinë Jugore”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në shkurt të këtij viti, kompania kanadeze, Pennine Petroleum Corporation, njoftoi se ka miratuar marrëveshjen për ndarjen e prodhimit me Albpetrol sh.a., për eksplorimin dhe zhvillimin e bllokut të Velçës në Shqipëri. Sipas kompanisë, marrëveshja finale e nënshkruar nga Pennine, Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Albpetrol, shoqëria shtetërore e naftës, është për një periudhë 6-vjeçare eksplorimi, e konvertuar në një leje prodhimi 25-vjeçare, pas zbulimit të rezervave të naftës ose gazit. Marrëveshja është ende subjekt i nënshkrimit nga Këshilli i Ministrave.
Vetëm një javë më parë, Pennine njoftoi se kishte zbuluar 26,400,000 fuçi rezerva nafte në Velçë, që i siguronin atij 11,200,000 fuçi neto (pas pagesave dhe interesave të ndërmarrjeve të përbashkëta).

Kush është Harry Sargeant III dhe aferat e tij
Ky raport është përgatitur nga një grup ekspertësh (“Rilindja”) për të informuar autoritetet shqiptare në transaksionet e fundit të Transatlantic Albania për të shitur pronat e veta në Shqipëri.
Para se të mbahen negociata me Transatlantic Albania kush janë këto grupe dhe si mundet që këto lloj grupesh, që nuk kanë asnjë eksperiencë në fushën e prodhimit të naftës dhe të gazit, futen në kompleksitetin e prodhimit të naftës dhe gazit në Shqipëri dhe për më tepër justifikojnë dhe garantojnë financimin e projektit në vlerën aktuale më të lartë të naftës në tregun botëror (Brent Prices).
Duhet të ngrihet pyetja, cila është strategjia e Transatlantic për burimet e energjisë në Shqipëri? Pse janë duke planifikuar të shesin asetet e tyre tek grupe private pa ndonjë eksperiencë në këtë fushë?
Duke konsultuar informacionin publik mbi këto kompani dhe individë të përfshirë në shitblerjet e aseteve shqiptare, mund të arrijmë në disa përfundime.
Shfrytëzojmë rastin që të prezantojmë informacione që mund të gjenden lirisht në internet rreth këtyre grupeve që janë afruar të blejnë këto asete.
1) Global Oil Management nën pronësinë e Harry Sargeant III:
Sapo kërkon në internet emrin e Herry të shfaqet informacioni se ai është një pasanik nga Florida që e bëri pasurinë e tij nga fitimet me tregtinë e naftës….
Duke parë më me vëmendje këtë informacion, të lind pyetja se si një pilot lufte i ushtrisë amerikane bëhet miliarder? Një miliarder, pasuria e të cilit është vënë në pikëpyetje edhe nga vetë familja e tij. Ndërkaq të shfaqen një sërë veprimesh të kryera prej tij. Furnizimi me naftë i ushtrisë amerikane në Irak duke përdorur disa kontakte në Jordani që kanë çuar në një sërë akuzash për mitmarrje dhe beteja ligjore me qeverinë amerikane dhe me partnerët e tij në Jordani. Veç këtyre, është edhe falimentimi i një rafinerie në Teksas të Amerikës përmes skemave korruptive që është bërë thjesht për përfitime personale dhe jo biznesi….
Global Oil Management i propozuar nga Transatlantic si partner që do të marrë kontrollin e 75% të aseteve që kjo kompani ka në fushën naftëmbajtëse të Delvinës është regjistruar në Florida të Amerikës dhe rezulton se nuk është aktive, si edhe nuk ka të publikuar asnjë informacion financiar si kompani private. Është thjesht një justifikim që Harry Sargeant e përdor për “mundësi projektesh”. Madje nuk ka as edhe një faqe interneti të vetën…!
Sikurse e thamë më lart, Harry Sargeant III dhe familja e tij janë të përfshirë në rafineritë e naftës dhe i kanë bërë paratë e tyre duke furnizuar me naftë trupat amerikane në Irak.
Është e rëndësishme të dimë dhe të analizojmë çfarë është thënë më lart duke shqyrtuar informacionin publik rreth tij:
a) Hetuesit e Kongresit amerikan e quajnë atë “një përfitues lufte”, i cili mori më shumë se 200 milionë dollarë, ndërsa furnizonte me naftë trupat amerikane në Irak.
http://www.tampabay.com/news/politics/elections/meet-harry-sargeant-florida-republican-money-man/1276970
b) I akuzuar se korruptoi zyrtarët e Jordanisë për të fituar kontratat e naftës.
http://www.nbcnews.com/id/42668435/ns/world_news-mideast_n_africa/t/us-oilman-açused-bribing-jordan-official-win-contract/
c) U detyrua t’i paguajë Pentagonit (Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA) 28 milionë dollarë për problemet me një kontratë furnizimi.
http://www.palmbeachpost.com/news/news/crime-law/appeals-courts-rules-gulf-stream-billionaire-shoul/nXr7K/
d) Ka falimentuar një rafineri asfalti në Teksas, përmes një loje që vendimi i gjykatës i mundësoi një çmim me të cilin pati mjaftueshmërisht para të thata për të paguar borxhet ndaj kreditorëve dhe investitorëve.

IRTC dhe ARMO
Ionian Refining dhe Trading Co është një kompani offshore, e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 13 qershor të vitit 2016. Kompania rezulton e regjistruar offshore në Ishujt Britanikë Virgin dhe në shtator 2016 njoftoi se mori në përdorim asetet e rafinerisë problematike të naftës ARMO, të cilat po vazhdon t’i shfrytëzojë edhe sot, pas një marrëveshjeje për t’u furnizuar me naftë bruto nga Bankers Petroleum.
Mbetet e paqartë se cili është pozicioni i IRTC-së, në raport me ARMO, teksa kjo e fundit ishte dhe është ende e zhytur në borxhe dhe në sekuestro nga kreditorët. Në ekstraktin e kompanisë në Qendrën Kombëtare të Biznesit, pronar i 85% të aksioneve të ARMO vazhdon të jetë ANIKA MERCURIA REFINERY ASSOCIATED OIL, kompania që Rezart Taçi ia shiti në vitin 2011 azerëve të Heaney Assets Corporation. Këta të fundit me letra janë ende pronarë të ARMO-s, ndonëse që nga mesi i vitit 2015 janë larguar pa lënë gjurmë, duke bërë të pamundur çdo veprim me kompaninë, për shkak se nuk arrin të mblidhet Këshilli Mbikëqyrës.
Harry Sargeant u shfaq për herë të parë në Shqipëri në shtator të vitit të kaluar, kur së bashku me ministrin e Financave, Arben Ahhmetaj dhe zv.kryeministrin Niko Peleshi gjatë një vizite në rafinerinë e Ballshit, ata njoftuan për rifillimin e punës. RD

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY