MOTI/ Parashikimi, koha surprizon, ja temperaturat sot dhe nesër

MOTI/ Parashikimi, koha surprizon, ja temperaturat sot dhe nesër

416
0
Shares

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga afrimi i masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të kushtëzojë në vendin tonë dhe Kosovë mot të qëndrueshëm dhe rritje të temperaturave.

E Enjte 29 Mars 2018

E Enjte dt 29 Mars do të dominojë mot me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në relievet malorë. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,25 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore -2/17°C

Zonat e ulëta 4/18°C

Zonat bregdetare 5/19°C

E Premte 30 Mars 2018

Edhe dita e Premte dt 30 Mars moti do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash të cilat do të vijnë në shtim në zonën Jugperëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-15m/sek në bregdetin Jon. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,25 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rritje.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 1/20°C

Zonat e ulëta 5/23°C

Zonat bregdetare 6/22°C

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY