Tiranë, Policia konfirmon grabitjen e përfaqësuesit të firmës, por ende nuk ka...

Tiranë, Policia konfirmon grabitjen e përfaqësuesit të firmës, por ende nuk ka identifikuar autorët

125
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Tiranës, ka konfirmuar grabitjen e një përfaqësuesi firme, pranë një banke, sot, te “ki=komuna e Parisit”. Përveç konfirmimit, policia nuk ka dhënë asgjë më shumë për grabitësit dhe identitetin e mundshëm të tyre.

Njoftimi i Policisë

Më datë 28. 03. 2018, rreth orës 15:10, në rrugën “Medar Shtylla”, në një parking mjetesh në afërsi të një filiali banke të nivelit të dytë, shtetasi A. S., përfaqësues i një firme, kur ka dalë nga mjeti që kishte parkuar dyshohet se dy persona me motor dhe me skafandra  i kanë marre  me forcë një qese me një shumë të papërcaktuar lekësh.

Janë ngritur pika kontrolli e po vijon krehja e zonës.

Si dhe po punohet për sekuestrimin e pamjeve filmike të zonës për rreth.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e  autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY