EMRI & DETAJE/ Burrel, vrau dy shqiptarë në Milano, prangoset 28-vjeçari

EMRI & DETAJE/ Burrel, vrau dy shqiptarë në Milano, prangoset 28-vjeçari

214
0
Shares

Një person i cili ka vrarë dy persona në Milano është arrestuar  sot në Burrel.

Mësohet se Fation Stojani është arrestuar gjatë ditës së sotme pasi për të kishte urdhër arresti ndërkombëtar. Ai është 28 vjeç dhe ka vrarë dy shqiptarë në Itali. Ai do të ekstradohet drejt shtetit italian.

Njoftimi i Plotë i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, në bashkëpunim me Interpol Tirana, si rezultat i një pune të mirëorganizuar, gjatë ditës së sotme në qytetin e Burrelit, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin policor për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Fation Stojani (Islamaj), 28 vjeç, banues në njësinë administrative Ulëz-Mat.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata Busto, Arsizio/Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga nenet 81, 110, 112, 575, 577 të Kodit Penal Italian.

Maksimumi i dënimit “Burgim i Përjetshëm”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur :

Ky shtetas me datë 10. 11. 2016, në qytetin Conegrate/Milano, Itali, ka vrarë me armë zjarri dy shtetasit shqiptar A. Ll., 31 vjeç, A. LL., 38 vjeç.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, po kryen procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY