FOTO/ Itali, plagoset me armë hajduti 26-vjeçar shqiptar

FOTO/ Itali, plagoset me armë hajduti 26-vjeçar shqiptar

123
0
Shares

Një 26-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me çifte nga pronari i një banese në Montebello të Italisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës rreth orës 22:00. Dyshohet se shqiptari ka qenë hajdut dhe tentoi të hynte në një banesë.

Por, pronari i shtëpisë që dëgjoi zhurma nga jashtë, doli në oborr dhe vuri re 26-vjeçarin. Ky i fundit tentoi të largohej, por u qëllua në bark me armë gjahu. Në vendngjarje shkoi me urgjencë ambulanca, e cila u njoftua nga vet pronari 56-vjeçar i shtëpisë.

Shqiptari u dërgua në spital dhe iu nënshtrua një operacioni. Dyshohet se me 26-vjeçarin mund të ketë qenë edhe një bashkëpunëtor, i cili arriti të largohej. Ndërkohë, policia italiane ka nisur hetimet në gjendje të lirë ndaj 56-vjeçarit që qëlloi me armë. Grupi hetimor është duke rindërtuar dinamikën e ngjarjes. Identiteti i shqiptarit të plagosur nuk është bërë me dije.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY