DETAJE/ Tiranë, shkatërrohet baza e prostitucionit on-line, prangosen prostitutat dhe tutorja

DETAJE/ Tiranë, shkatërrohet baza e prostitucionit on-line, prangosen prostitutat dhe tutorja

113
0
Shares

Nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u finalizua me sukses operacioni “Chat Line 5”,  ku u arrestuan në flagrancë shtetaset:

  • B. S., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e një studioje  “Chat Line” për veprën penale “Shfrytëzimi i Prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 114/2 dhe 115 i Kodit Penal.
  • A. K., 27 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucion”.

Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Prostitucioni” shtetasja:

  • M. A., 40 vjeçe.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasja B. S., dyshohet se prej një kohe të gjatë, punësonte vajzat e mësipërme dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual nëpërmjet internetit,  aktivitet i cili kryhej në një apartament në rrugën “Reshit Petrela”.

Gjatë kontrollit në këtë apartament u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • 2 kompjuterë dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” të parashikuara nga nenet 114/2 dhe 115 të Kodit Penal për shtetasen B. S., dhe për veprën penale “Prostitucioni” parashikuar në nenin 113 për shtetaset  A. K., dhe M. A.

Foto Ilustruese

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY