VIDEO/ Taksa për rrugën e Kombit, Berisha: Nuk ka nevojë të bësh...

VIDEO/ Taksa për rrugën e Kombit, Berisha: Nuk ka nevojë të bësh hipokritin me “President të përbashkët”, por të lësh rrugën të përbashkët

171
0
Shares

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme vendosjen e një takse prej 10 eurosh në rrugën e Kombit duke e cilësuar një akt apatrid të turpshëm të Edi Ramës.

“Këto 2 – 3 vitet e fundit është konstatuar se të ardhurat që Shqipëria fiton nga Rruga e Kombit, të ardhurat që shoqëria kosovare, shqiptarët e Kosovës sjellin në Shqipëri me vizitat, tregtinë etj, kalojnë mbi 300 mln euro. Duhet të kemi një gjë parasysh. Një mik i imi më thoshte një ditë se ka një dallim të qartë midis shqiptarëve në Shqipëri dhe shqiptarëve në Kosovë në raport me fundjavën”, tha Berisha në studion e Faxnews.

Ish kryeministri Sali Berisha i ftuar në Fax News përballë gazetarit Bledian Koka u shpreh se taksa e në rrugën e Kombit është një akt i turpshëm i Edi Ramës.

“Është akt i turpshëm i Edi Ramës por jo i vetëm. …herë paraqitet si patriot dhe herë si kozmopolit por në thelb ai nuk ka asgjë të përbashkët me patriotin e patriotizmin.

Në e kishim 7 lekë taksën e qarkullimit ai e çoi 27 lekë taksë qarkullimit. Vetëm me taksën e qarkullimit Edi Rama inkason në arkën e shtetit 300 milionë. Gjeti muratorin dhe i dha sterilizimin.

Ne e bëmë studimin dhe unë u tërhoqa nga ajo sepse pati presion nga BB. Qëllimi i studimit ishte të shihnim se cila ishte fatura që duhet të paguante qeveria por taksë për qytetarët që do kalonin aty nuk do të vendosej kurrë.

Më shkruante një qytetar kosovar nga zvicra: Doktor, kjo që ka bërë Edi Rama për qytetarin e Kosovës do të thotë 4.1 pëqind të rrogës. Në Zvicër paguajnë shumë më tepër taksë rruge porn ë krahasim me rrogën, është përqindje shumë më e vogël.

Edi Rama i ka vënë çmim rrugës 8 herë më të lartë se dhe republika helvetike që ka qytetarët më zengjinë të botës. Kjo taksë nuk mund të vendosej pa u konsultuar me autoritetet e Kosovës”.

Bledian Koka:  Do doja ta nisja me vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit. Ajo që ishte një investim strategjik në kohën tuaj duket se ka hasur një problem sa i përket kostos së mirëmbajtjes. A menduat këtë fakt kur e ndërtuat rrugën?

Sali Berisha: Unë e mendova këtë fakt kur e ndërtuam rrugën, e quajta Rruga e Kombit dhe ajo e tillë është. Në këtë kontekst ajo krahas misionit transport ka dhe misionin kombëtar dhe unë besoj se ajo e ka përmbushur dhe po e përmbush këtë mision më shumë se çdo gjë tjetër në të dy vendet tona. Në këtë kontekst një taksë e tillë mbi rrugën e kombit është një akt apatrid i turpshëm i Edvin Kristaq Ramës, i cili detyron kosovarët dhe shqiptarët e Kosovës të presin biletë për të hyrë në atë rrugë, në vendin që ata për shekuj e kanë thirrur ‘vendi amë’. Theksoj këtu se, këto 2-3 vitet e fundit është konstatuar se të ardhurat që Shqipëria fiton nga Rruga e Kombit, të ardhurat që shoqëria kosovare, shqiptarët e Kosovës sjellin në Shqipëri me vizitat, tregëtinë etj, kalojnë mbi 300 mln euro. Duhet të kemi një gjë parasysh. Një mik i imi më thoshte një ditë se ka një dallim të qartë midis shqiptarëve në Shqipëri dhe shqiptarëve në Kosovë në raport me fundjavën. Shqiptarët në Kosovë janë tashmë prej dekadash të mësuar me weekendin dhe sistemi kreditit të vogël atje vazhdon funksionon që nga kohërat e Marshallit dhe ata bëjnë çdo gjë që fundjavën ta organizojnë ndryshe nga java, dhe ndryshe për ta është ardhja në në Shqipëri, në Tiranë, në Durrës apo në brigje e kudo. Pra, në këtë kontekst do të thosha që është një akt i turpshëm i Ramës, jo i vetëm. Shqiptarët kanë të bëjnë me një demagog që ka një llogore nga mëngjesi deri në darkë dhe që thotë çdo gjë, herë paraqitet si patriot e herë si kosmopolit por në thelb dhe në shpirt ai ska asgjë me patriotin dhe patriotizmin.

Bledian Koka: Ju thoni 300 milionë euro në vit krijon rruga, por një kompani konsulence greke Egnatia Odos, ka nxjerrë një raport ku propozon pagesën për mirëmbajtjen e rrugës. Pra rruga nuk mund të mirëmbahet me taksat që burojnë nga kjo rritje qarkullimi…

Sali Berisha: Së pari, ne kishim 7 lekë taksën e qarkullimit ndërsa Rama e çoi në 27 lekë taksën. 300 lekë të vjetra pra. 300 lekë të vjetra taksë qarkullimi janë të stërmjaftueshme për të mirëmbajtur rrugën dhe për të përfunduar pjesët e tjera. Vetëm me taksën e qarkullimit Rama inkason në arkën e shtetit 120 mln euro. Sigurisht që ka nevojë për mirëmbajtje, sigurisht që mund ti jepej një kompanie private, nëse DPRr nuk e mirëmbante dot, po kjo i jepej kundrejt subvencionit, apo shumës që garantohet çdo vit nga taksa e qarkullimit dhe jo nga kjo taksë që ka vënë ky. Unë e di se ne e bëmë studimin dhe unë u tërhoqa pasi pati një presion nga BB dhe institucionet botërore. Qëllimi studimit ishte të shihnim se cila ishte fatura që duhet të paguante qeveria, por taksë për qytetarët që lëviznin në atë rrugë nuk do vendosej kurrë. Më shkruante një qytetar nga Zvicra e më thoshte se kjo që ka bërë Rama, me 10 euro vatje-ardhje taksë, për qytetarin e Kosovës do të thotë 4.56 përqind të rrogës mujore në një rrugë, në një kohë kur zvicerianit i cili paguan 40 franga, këto janë as 0.5% e pagës së tij mujore. Pra Rama i ka vendosur një çmim rrugës 8 herë më të lartë se sa Konfederata Helvetike që ka qytetarët më zëngjinë të planetit.

Bledian Koka:  A duhet të ishte konsultuar kjo taksë me autoritetet e Kosovës?

Sali Berisha: Kjo detyrimisht duhet të ishte konsultuar me qytetarët e Kosovës. Kjo taksë nuk mund të vendosej kurrë pa një dakordësi me autoritetet e Kosovës. Nuk ka nevojë të bësh hipokritin e të shkosh atje e të thuash të zgjedhim një President të përbashkët etj, por të lësh rrugën të përbashkët, për këtë ka nevojë Kosova sepse kjo është mënyra më e mirë jo vetëm për të afruar Kosovën me detin por dhe për të bashkuar shqiptarët në të dy anët e kufirit, të cilët kanë trashëguar me qindra e mijëra dasi me njëri tjetrin krahas bashkimeve.

Bledian Koka:  Meqë jemi në këtë pikë, janë rikthyer akuzat për shpërdorime gjithandej gjatë ndërtimit të rrugës së kombit. Si mund të argumentohet që kostoja e saj arriti mbi 1 miliard euro?

Sali Berisha: Rruga e Kombit ka kushtuar, mundet 1.2 miliardë euro, por të them se është me 12 km tunel, në zonën më të vështirë gjeografike shkëmbore që mund të ndërtohej, i bie pra 12 mln euro për km. A mund të më thuash pak sa është çmimi i koncensionit të autostradës Ura e Limuthit – Thumanë e Edi Ramës? Eshtë 12 mln euro, pa asnjë km tiunel, e tëra fushë në një kohë që një autostradë të tillë në fushë Lushnjë – Fier e kemi ndërtuar me 2.5 mln euro. Pra, ata të cilët përmëndin çmimin e saj, në atë kohë dhe në një terren shumë më të favorshëm Kroacia ndërtonte 13 mln euro kilometrin. Janë trillime të paskrupullta ato që thonë se janë paguar para që sjanë ndërtuar. Përkundrazi, shfrytëzoj rastin të shpreh mirënjohjen dhe respektin më të madh për kompanitë shqiptare që ndërtuan segmentin Kukës – Morinë, të cilat e kanë dnërtuar atë absolutisht me çmimet më të ulta dhe në kohë rekord. Nuk është e vërtetë që kanë marrë paratë e urave dhe i kanë lënë pa ndërtuar ato. Këto të shkojnë ti gjejnë ata që i thonë këto. Paratë do lëvroheshin sipas situacioneve. Ata ndërtuan urën e njërës anë, ura tjetër mbetej për tu ndërtuar.

Bledian Koka:  Si do të ndikojë kjo masë në bilancin katastrofal tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës? A do të orientohet më shumë Kosova drejt shkëmbimeve tregtare me Serbinë?

Sali Berisha: Unë mendoj se kjo dëmton në palcë tregtinë midis dy vendeve, e sigurtë është që shumë tregtarë nga Kosova do kërkojnë rrugë të tjera që nuk gjobiten në mënyrë të tillë siç gjobiten në Rrugën e Kombit.

sb live

LIVE ne Fax News, intervista me Bledian Koken! sb

Publié par Sali Berisha sur mardi 27 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY