FOTO/ Luftanija franceze kap gjysmë ton heroinë në Oqeanin Indian

FOTO/ Luftanija franceze kap gjysmë ton heroinë në Oqeanin Indian

118
0
Shares

Një fregatë franceze që operon në kuadër të operacionit “Task Force 150”, që lufton kundër trafiqeve në Oqeanin Indian, ka kapur më 25 mars gjysmë ton heroinë pranë gjirit Aden, njoftoi sot Shtabi i Përgjithshëm francez.

Ekuipazhi i fregatës luftarake kundërnëndetëse “Jean de Vienne” zbuloi të dielën ngarkesën në bordin e një anije që lundronte pa flamur rreth 900 kilometra në lindje të ishullit Sokotra dhe ishte detektuar nga helikopteri i fregatës.

Kjo ngarkesë kishte një vlerë në treg rreth 125 milionë euro, ndërsa ekuipazhi i fregatës u mor edhe me asgjësimin e lëndës narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY