VITI 2017/ Bashkia Kamëz do të realizojë 50 projekte të reja në...

VITI 2017/ Bashkia Kamëz do të realizojë 50 projekte të reja në infrastrukturorë

683
0
Shares

Bashkia Kamëz ka gati 50 projekte të reja infrastrukturore të cilat do të realizohen gjatë vitit këtij viti.
Bashkia e Kamzës, e drejtuar nga Xhelal Mziu, sikundër dhe vitin e kaluar, por dhe vitet paraardhëse, ka pasur prioritet absolut përmirësimin rrënjësorë të infrastrukturës në këtë zonë informate. Rezultat i këtij prioritetit janë me qindra kilometra rrugë të asfaltuara, ndërtim të kanaleve të ujërave të bardha dhe të zeza, etj.
Një nga detyrat e rëndësishme të Drejtorisë së Planifikimit, Kontrollit dhe Zhvillimit të Territorit dhe Investimeve Publike e Rrugëve ka qenë hartimi i projekteve të reja për buxhetin e vitit 2017. Për këtë janë ngritur grupet e punës në terren, janë bërë matjet e duhura, rilevimet e nevojshme dhe me korrektesë u përgatitën preventivat, specifikimet teknike, relacionet dhe projektet e duhura sipas investimeve përkatëse.
Këto investime me interes të lartë publik kanë të bëjnë me ndërtimin e rrugëve, si dhe me ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve. Pjesa më e madhe e buxhetit të vitit 2017 është planifikuar për investime.
“Duke e krahasuar me vitet e tjera, buxheti i këtij viti i thyen të gjitha parashikimet. Siç pati deklaruar edhe kryebashkiaku në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, gjatë së cilës u miratua buxheti 2017, ky është një buxhet, i cili edhe në aspektin e investimeve, në aspektin e raporteve investime-paga e sigurime shoqërore apo shpenzime operative njeh risi. Është një buxhet i cili në thelbin e vet ka infrastrukturën, sepse qyteti i Kamzës mbetet një qytet në nevojë për infrastrukturën dhe ngelet parësore investimi në infrastrukturë”, bëjnë të ditur burime zyrtare nga bashkia e Kamzës.

kamza_copy_1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY