EMRAT/ Vlorë, tjetërsuan 340 ha tokë në bregdet, gjykata 42 vite burg...

EMRAT/ Vlorë, tjetërsuan 340 ha tokë në bregdet, gjykata 42 vite burg për 4 ish-zyrtarët

158
0
Shares

Gjykata e Vlorës dha 42 vjet burg, për katër të akuzuarit e dosjes së Karaburunit dhe pafajësi për avokatin Enkes Hysendhima.

Gjykata vendosi 18 vjet burg për Rajmond Mezinin dhe 16 vite burg për Lefter Gjergjin. Të dy do vijojnë të qëndrojnë në arrest shtëpie, derisa të shprehet edhe Gjykata e Apelit.

Për juristen e Hipotekës, Blerina Dhrami, e cila është në kërkim, gjykata dha 6 vjet burg, kurse për sekretaren e gjykatës, Dorina Besimaj, e akuzuar për shpërdorim detyre, u caktuan 3 vjet burg.

Të gjithë këta persona, akuzohen për tjetërsim nga pronë publike, në pronë private të 220 Ha në Karaburun, 89 Ha në Zvërnec dhe 33 Ha në Palasë. Hetimet për dosjen “Karaburuni” nisën në Qershor 2016.

Fillimisht, Prokuroria e Vlorës vendosi sekuestro mbi tokën dyshuar si të falsifikuar. Më tej, hetimet u shtrinë tek personat e dyshuar për këtë vepër penale, të cilët u arrestuan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY