SKANDAL/ Degjenerojnë hetimet, Krimet e Rënda heqin dorë nga 613 kg kokainë

SKANDAL/ Degjenerojnë hetimet, Krimet e Rënda heqin dorë nga 613 kg kokainë

171
0
Shares

Hetimet për kapjen e 613 kilogramëve kokainë në Maminas do të kryhen nga Prokuroria e Durrësit. Krimet e Rënda kanë vendosur t’ia delegojnë akuzës së qytetit bregdetar duke shpallur moskompetencë, pasi deri tani nuk janë gjetur prova se pas kësaj ngarkesë qëndron një grup i strukturuar kriminal.

Për sasinë më të madhe të kokainës kapur ndonjëherë në vendin tonë janë arrestuar shoferi që e transportoi nga porti në Maminas dhe Donald Lushaj menaxher i kompanisë “Arbri Garden”, e cila kishte porositur kontenierin me banane nga Kolumbia. Në kërkim për këtë hetim është shpallur Arbër Çekaj pronar i firmës . Të tre këta persona akuzohen për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Me ndryshimet e reja në ligj kjo vepër penale nuk do të hetohet më nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por nga prokuroritë e rretheve aty ku kryhet vepra penale. Duke qenë se deri tani nuk janë gjetur fakte që e çojnë prokurorinë se kemi të bëjmë më një organizatë kriminale dosje i dërgohet Durrësit.

Me ndryshimet e reja në Kodin Penal dhe pas vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë Krimeve të Rënda u hiqen kompetenca për rreth 200 dosje të cilat i kanë nën hetim. Kryesisht janë ato të trafikut ndërkombëtarë të lëndëve narkotike, ngarkesa të cilat kapen kryesisht në qytetet kufitare si Durrës, Korçë dhe Shkodër.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY