LAJMI I FUNDIT/Ndryshime në kupolën e ministrisë së Brendshme

LAJMI I FUNDIT/Ndryshime në kupolën e ministrisë së Brendshme

190
0
Shares

Zëvëndësdrejtori aKtual I shërbimit sekret të policisë, Agim Hysi,  është emëruar sot si drejtor për ankesat, një nga ndryshimet më thelbësore në ministrinë e Brendshme që prej ardhjes në krye të saj të Fatmir Xhafës.

Më herët Agim Hysi ai ka qenë pjesë sistemit të Drejtësisë dhe është shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë ne vitin 2002 për shkelje të rënda që nuk janë të pranueshme për një punonjës të sistemit të drejtësisë.

Agim Hysi në vitit 2002 ka marrë nga KLD masën e rëndë atë të ‘shkarkimit nga detyra’.

Por para pak vitesh ai është emëruar në Avokaturën e Shtetit edhe pse një emërim i tillë u denoncua si i paligjshëm

Sipas mediave të kohës thuhet se ai ka liruar të arrestuar që kanë grabitur me armë dhe trafikantë droge. Për këtë arsye, ai është shkarkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka apeluar deri në Gjykatës e Strasburgut për t’i rikthyer në detyrë por një kërkesë e tillë është rrëzuar.

Ky është përshkrimi i punës së ish-gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Vlorës, Agim Hysi. Ai u dërgua në Strasburg që të mbronte ligjin e pronave nga avokatura e shtetit edhe pse i shkarkuar me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitit 2002, dhe i emëruar me vendim të Avokates së Përgjithshme të Shtetit Alma Hicka duke shkelur kështu rregulloren e emërimit në detyrë të Avokatëve të Shtetit, rregullore që përjashton kategorikisht emërimin e personave që janë shkarkuar me një vendim të autoritetit të lartë, siç është edhe në këtë rast Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY