Moska reagon për dëbimin e diplomatëve: Do të përgjigjemi

Moska reagon për dëbimin e diplomatëve: Do të përgjigjemi

129
0
Shares

Moska zyrtare ka reaguar ashpër pas vendimit të disa vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s, përfshirë Shqipërinë, për të dëbuar diplomatët rusë në shenjë hakmarrjeje për helmimin e një ish-agjenti rus në Britani.

Ne shprehim protestën tonë të fortë pas vendimit të një numri shtetesh anëtare të BE-së dhe NATO-s për të dëbuar diplomatët rusë. E konsiderojmë këtë si një hap jo miqësor që nuk është në përputhje me qëllimet e gjetjes dhe interesat e përcaktimit të arsyeve, si dhe kërkimit të autorëve të incidentit që ndodhi në qytetin e Saliburyt më 4 Mars”, tha Ministria ruse e Punëve të Jashtme në një deklaratë për mediat.

Gjesti provokativ i të ashtuquajturit solidaritet të këtyre shteteve me Londrën… është një vazhdim i politikës konfrontuese për përshkallëzimin e situatës”, thuhet në deklaratë.

Ministria ruse tha se “kjo lëvizje jomiqësore e këtij grupi vendesh nuk do të kalojë pa u vënë re dhe ne do t’i përgjigjemi asaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY