Qeveria medalje për 5 policë, ndalohen kamerat

Qeveria medalje për 5 policë, ndalohen kamerat

102
0
Shares

Kryeministri Rama lajëmroi sot se qeveria do të nderojë me medalje 5 punonjës të Policisë së Shtetit që morën pjesë në operacionin për parandalimin e grabitjes në Fier, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mes grupit kriminal dhe bluve mbeti i vrarë një nga autorët dhe u plagos një tjetër.

Me sa duket 5 policët nuk do të bëhen publikë apsi vetë kryeministri ka lajëmruar se nderimi i policëve do të bëhet jashtë kamerave.

“Sot nderojmë 5 punonjës police që janë më shumë se 5. Janë brum i mirë i një Policie të Shtetit që është e gatshme të japë përgjigjet e duhura për ambiciet e qytetarëve. Siç është zakon ndërkombëtar për të respektuar dhe mbrojtur identitetin e punonjësve, do e zhvillojmë pa kamera. Ju falënderoj të gjithëve për gjithçka keni bërë deri më sot”, tha Rama.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY