Nis hetimi për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla

Nis hetimi për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla

236
0
Shares

Nisin hetimet për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Prokuroria ka kërkuar informacione nga disa institucione si dhe ka sekuestruar kontratat e shitblerjes së pasurive të LLallës.

Pjesë e hetimit janë dhe disa kontrata noteriale  në lidhje me pasurinë e tij

Hetimi bëhet në prokurorinë e Durrësit për të shmangur konfliktin e interesit dhe si prokuroria më e afërt me Tiranën ndërkohë që para emërimit si Kryeprokuror Llalla ka punuar në Prokurorinë e Fierit, në Tiranë dhe ILDKP.

Llalla nuk iu nënshtrua vettingut pasi hoqi dorë nga e drejta për emërim në Gjykatën e Apelit.

Ndërkohë më 16 shkurt 2018 Llalla i shpall “non grata” në Amerikë.

“Zoti Llalla përmbush kushtin e parashikuar në seksionin 7031(c). Sekretari ka informacione të besueshme se zoti Llalla ka qenë i përfshirë në korrupsion domethënës gjatë periudhës së tij si Prokuror i Përgjithshëm”, ishte argumenti zyrtar “amerikan”.

Me korrupsion domethënës, Departamenti Amerikan i Shtetit nënkupton natyrën e veprimeve korruptive dhe impaktin e tyre në interesat kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY