DETAJE/ Prokuroria nis hetimin për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj

DETAJE/ Prokuroria nis hetimin për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj

139
0
Shares
????????????????????????????????????

Prokuroria e Tiranës nis hetimin për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj. Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj i cili dha dorëheqjen në janar të këtij viti, është referuar për ndjekje penale nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK). Dosja hetohet nga prokurori Ndini Tavani.

Mësohet se ky Komision ka referuar pranë zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin për ish-gjykatësin Imeraj.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, në bazë të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale, ka referuar pranë Zyrës së Prokurores së Përgjithshme të gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit të ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, zotit Besnik Imeraj”, bënte me dije rreth një javë më parë KPK.

Më 31 janar të këtij viti Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj ka dhënë dorëheqjen për arsye personale. Imeraj ishte ndër të parët në listën e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që do të thirrej nga organet e Vetting-ut.

Rasti i tij është i ngjashëm me atë të kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili edhe pse kishte të drejtë nuk u kthye në sistemin e drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY