MOTI/ Parashikimi sot dhe nesër, ja çfarë pritet

MOTI/ Parashikimi sot dhe nesër, ja çfarë pritet

210
0
Shares

Gadishulli i Ballkanit do të mbetet ne ndikimin e masave ajrore të ftohta me origjinë Veriore të cilat do të vazhdojnë të mbajnë në vendin tonë dhe Kosovë mot me rreshje shiu.

E Hënë, 26 Mars 2018

Fillimi i javës dt 26 Mars do të nisë i sërish me rreshje shiu me intesitet më të lartë në zonën Jugperëndimore ku do te ketë dhe shkarkesa elektrike. Në zonat malore do te ketë rreshje bore në lartësitë 800 metra mbi nivelin e detit. Era do të jetë me intesitet të lartë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 2,25 deri në 4,0 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 2/9°C

Zonat e ulëta 7/17°C

Zonat bregdetare 9/18°C

E Martë, 27 Mars 2018

E Martë dt 27 Mars moti do të jetë me vranësira mesatare dhe rreshje të pakta shiu ku nuk do të mungojnë dhe kthjellimet. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,25 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje graduale.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 3/12°C

Zonat e ulëta 10/18°C

Zonat bregdetare 10/19°C

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY