Greqia kercenon Turqine, cfare deklaratash ne diten e Pavaresise nga Sulltani

Greqia kercenon Turqine, cfare deklaratash ne diten e Pavaresise nga Sulltani

144
0
Shares

Tensionet me Turqinë ishin kryefjala e ditës që shënon 197-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Greqisë nga Perandoria Osmane.

Pikërisht në këtë ditë ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos lëshoi një paralajmërim të fortë për presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

“Do të shtypim këdo që vë në pikëpyetje sovranitetin tonë kombëtar. Kushdo që ka ndërmend Perandorinë e madhe Osmane duhet të kujtojë 1821-shin, se si populli grek u përball dhe e mundi Perandorinë Osmane.”

Komentet i bëri gjatë paradës ushtarake në Athinë ku morën pjesë edhe Presidenti dhe Kryeministrin grek.

Duke folur një ditë më parë nga Stambolli, presidenti turk Erdogan tha se do të rindërtonte Turqinë e Madhe, nëse është nevoja edhe me gjak.

Sipas tij, nisja e këtij projekti ishte sulmi i suksesshëm në Afrin. Marrëdhëniet mes Greqisë dhe Turqisë, dy partnerëve të NATO-s janë acaruar së tepërmi pas arrestimit në fillim të marsit të 2 ushtarëve grekë në një zonë të diskutuar kufitare mes dy vendeve, në fillim të marsit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY