1990/“Do hamë bar dhe do derdhim gjak”

1990/“Do hamë bar dhe do derdhim gjak”

333
0
Shares

Studiuesi I arkivave Kastriot Dervishi ka kujtuar sot perms nje postimi protestat e marsit te vitit 1990 ne Kavaje dhe reagimin e Ramiz Alise pas tyre.
Më 25-26 mars 1990 u zhvilluan demonstrata në Kavajë. Dy ditë më vonë u hodh dinamit mbi shtatoren e Stalinit në Tiranë. Pas këtyre zhvillimeve, në mbledhjen e sekretariatit të partisë së vet, Ramiz Alia dha përgjigjen për këto ngjarje (ekstrakt):
“Situata e krijuar tani karakterizohet nga një ofensive e përgjithshme e borgjezisë dhe e reaksionit ndërkombëtar kundër vlerave socialiste e komuniste, kundër praktikës së ndërtimit socialist. Partitë revizioniste në vendet e Europës Lindore, e flakën tej edhe formalisht socializmin, si në ideologji, ashtu edhe në praktikë, siç mohuan çdo gjë që lidhej me revolucionin e luftën e klasës punëtore. Partitë revizioniste në këto vende u përmbysën, kështu që revizionizmi si rrymë konkrete nuk ekziston më.
Ngjarjet botërore kanë pasur e kanë një ndërvarësi të madhe, së cilës askush nuk mund t’i shmanget. Po varet nga reagimi se çfarë efekti do të kenë këto në zhvillimin tonë. Në këto kushte problemi shtrohet drejt në situatat e për t’i përballuar ato në dobinë tonë. Ne duhet të mendojmë shumë si të manovrojmë për ruajtjen e interesave të atdheut tonë. Sot borgjezia e reaksioni ndërkombëtar janë hedhur në ofensivë e në sulm të egër kundër vendit tonë, si i vetmi vend socialist në botë që jemi. Armiqtë tanë duan përmbysje të pushtetit popullor, pra është vënë shenja e lirisë dhe pavarësia e atdheut tonë. Edhe çështjen e të drejtave të njeriut e të demokracisë, borgjezia po i përdor si instrumente për të goditur lirinë dhe pavarësinë kombëtare.

Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që pa liri e pavarësi nuk ka socializëm, ashtu si pa socializëm nuk ka liri e pavarësi. Prandaj duhet të qëndrojmë fort e të mos tundemi në mbrojtjen e parimeve themelore, siç janë çështja e lirisë dhe pavarësisë kombëtare, çështja e rolit udhëheqës të partisë, çështja e pushtetit popullor dhe e pronës shoqërore.

Këto parime do t’i mbrojmë me konsekuencë pa bërë asnjë lëshim. Ne do hamë dhe bar, do të derdhim dhe gjak, po qe nevoja për lirinë e pavarësinë e vendit, ashtu siç do derdhim edhe për mbrojtjen e socializmit, të partisë e të pushtetit popullor.

Në qoftë se vështirësitë vijnë se armiku do të përmbysë socializmin e pushtetin popullor, që të vijnë bejlerët dhe agallarët në fuqi, të na prekë lirinë e atdheut dhe ne nuk i japim këto, populli duhet të na kuptojë, do të bashkohet më fort rreth partisë dhe do luftojë me vendosmëri për t’i mbrojtur me jetën e vet këto fitore”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY