Shkëlzen Berisha paralajmëron: Padi për shpifje penale për urithin e Edi Ramës

Shkëlzen Berisha paralajmëron: Padi për shpifje penale për urithin e Edi Ramës

90
0
Shares

Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, ka paralajmëruar padi penale për juristin e OSHEE Romeo Karaj. Ky paralajmërim vjen pas deklaratave që Karaj artikuloi sonte në “Report” TV.
Djali i ish-Kryeministrit bën të ditur se ka fakte dhe prova për të denoncuar shpifjet e porositura nga urithi i Edi Ramës.

Mesazhi i Shkëlzen Berishës në “Facebook”


msbTe dashur miq sot nje nga tualetet mediatike te Rames qe ushqehet me para publike permes koncesioneve te dhena nga qeveria, percolli shpifjen e radhes sipas se ciles une paskam udhetuar me z. Ismailaj (me te cilin nuk kam pasur kurre asnje lloj lidhje e aq me pak pune apo udhetime te perbashketa) drejt Prages per ta ndihmuar ate ne lidhje me kontratat e tij me CEZ.
Per ta vertetuar kete u serviren disa gjysma datash kur z. Ismali dhe une kemi rastisur ne vajtje ose ne kthim (asnjehere ne te dyja) ne te njejtin avion ne segmentin Tirane – Vjene. Per te hamendesuar per ate qe ka ndodhur pertej ketij segmenti, ne mungese te fakteve, media ne fjale serviri shpifjet e porositura te njerit prej uritheve te Rames.
Une si cilido pasagjer pergjigjem vetem per veten dhe destinacionin tim dhe nuk mbaj asnje pergjegjesi kush hipen apo ku shkojne 200 udhetaret e tjere te avionit. Pavaresisht kesaj deklaroj me pergjegjesi te plote ligjore se nuk kam udhetuar kurre as ne Prage dhe ne asnje destinacion tjeter te rruzullit as me z. Ismailaj as me ndonkend te afert me te.
I bindur qe me afrimin e zgjedhjeve, shpifjet ndaj meje dhe familjes time do te vazhdojne per te mbuluar mashtrimet, deshtimet dhe vjedhjet e Rames, njelloj si refreni fajin e ka Saliu, kam vendosur t’u pergjigjem ne rruge ligjore.
Disponoj te gjitha provat e duhura per te paditur per shpifje te gjithe ata qe mendojne se do shpetojne koncesionet, sarajet , parate e vjedhura ne marreveshjet me CEZ dhe lekuren e tyre permes mashtrimit dhe trillimit.
Padia per shpifje do te jete PENALE!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY