Edi Paloka nuk mbahet, të gjitha paratë që mbledh qeveria kanë një...

Edi Paloka nuk mbahet, të gjitha paratë që mbledh qeveria kanë një vend ku shkojnë

210
0
Shares

Deputeti i PD-së Edi Paloka deklaroi sot se të gjitha paratë që mbledh qeveria përmes taksave dhe tarifave të ndryshme nuk përdoren prej saj për rritjen e nivelit të qytetarëve apo rritjen e ekonomisë. Ka një vend ku ato para shkojnë, deklaron Paloka.

Postimi i plotë:

Vetem ne tre muaj ; takse e re mbi shtepite tona, rritje me 50% te cmimit te ujit, pagese per te parkuar makinen edhe prane shtepise, 10 euro per te kaluar ne rrugen e ndertuar po me taksat tona, biznesit te vogel i fut tvsh…A nuk mjaftonin taksat qe rriti kater vitet e para, po rritja e cmimit te energjise…?
Po ku shkojne keto para qe na merren per dite nga xhepat ? Jane plot 2 miliard euro me shume qe merren cdo vit nga xhepat tane, qe kur Rama eshte bere kryeminister. Ku shkojne?
A kthehen ne investime publike?
Asnje kilometer rruge, asnje shkolle e re, asnje spital, ambulance e as autoambulance e re madje, asnje ujsjelles apo investim i ri qe te pakten te kete uje me shume. Asgje, absolutisht asgje.
Po ku shkojne keto para? Mos valle per te ndihmuar te pamundurit?
Gati 30 mije familje u perjashtuan nga kjo qeveri prej ndihmes ekonomike pa llogaritur ata qe ju eshte hequr pensioni i invaliditetit edhe kur jane pa duar e kembe…
Mos mblidhen qe te perdoren per raste fatkeqesie?
Shkodra e permbytur dhe jo vetem, eshte pergjigja edhe per kete pyetje. Nuk e vendos Rama gjendjen e jashtzakonshme vetem sepse keshtu do ishte i detyruar me ligj te paguante demshperblime edhe pse eshte ai shkaktari direkt i permbytjes se Shkodres.
Po ku shkojne parate tona? Mbase per te ulur borxhin ?
Borxhi ka arritur mbi 83% dhe shteti eshte ne prag falimentimi
Po ku shkojne pra? Pse na marrin perdite e me shume…?
Shkojne vetem ne nje vend; ne xhepin e Edvin Rames nepermjet PPP me te cilat ai ushqen oligarket e tij, te cilet pastaj dergojne parate nga xhepat tane ne ate te Rames.
E ne fund , nga gjithe keto para qe vjedh e vjedh nga xhepat tane, nxjerr dhe ato 2 mije lekshat me te cilat paguan per te blere votat ne zgjedhje.
Po duket se shprehja “Cdo popull meriton qeverine qe ka” per ne eshte me se e vertete…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY