Gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, të mbështetura nga “Shqiponjat” dhe FNSH-ja, gjatë kontrollit të ushtruar në disa lokale, nisur dhe nga telefonatat e ardhura nga qytetarët, kanë evidentuar dhe arrestuar shtetasin:
Lulzim Cekani, 42 vjeç, banues në Elbasan
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e një lokali, në lagjen “Brigada e XVII Sulmuese”, këtij shtetasi i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me kalibër 9 mm.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë 8 persona.
Ndërkohë kontrollet kanë vijuar dhe nga Policia Rrugore për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, ku gjatë testeve për alkool, 10 drejtuesve te mjeteve, që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, u është tërhequr Leja e Drejtimit, për të dale në OASH.
Ndërsa shtetasi Kamber L., 33 vjeç, banues në Elbasan, është arrestuar pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Kontrolle të tilla do të vijojnë edhe në javët e ardhshme, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
Vijon kontrolli me Drager nga Policia Rrugore e Tiranes.Tek Ura e Tabakeve ne keto momente u arrestua shtetasi G.F, 37 vjeç pasi drejtonte mjetin ne gjendje te dehur ne masen 0.57 mg/ dhe 0.60 mg/l.Prej ores 23.00 te dates 24.03.2018 deri ne oren 05.00 te dates 25.03.2018 u arrestuan ne flagrance: 4 drejtues mjetesh ne gjendje te dehur si dhe nje drejtuese mjeti pa Leje Drejtimi.Jane terhequr 10 Leje Drejtimi per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit ne mase qe varionte nga 0.22 mg/l deri ne 0.44 mg/l.Janë kryer qindra alkool/teste ku vlen te theksohet se shumica e drejtuesve te automjeteve kane rezultuar 0.00 mg/l.Nje numer i konsiderueshem kane rezultuar nga 0.06 mg/l deri ne masen 0.14 mg/l.Jane terhequr 14 Leje Drejtimi per shpejtesi tej normave te lejuara, shpejtesi qe varionte nga 135 km/h deri ne 163 km/h.Jane shoqeruar ne pike bllokimi 7 mjete per mos shlyerje te masave damibistrtative qe varionin nga 6 deri ne 9 masa.Jane derguae ne OASH po gjate ketyre oreve 11 drehtyes mjetesh per mos vendosje te rripit te sigurimit.Si dhe 4 drejtues mjetesh per shkelje te semaforit.
Publié par Policia e Shtetit sur samedi 24 mars 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/