Përfundon takimi Kosovë – Serbi, Vuçiç: U pajtuam që dialogu të vazhdojë

Përfundon takimi Kosovë – Serbi, Vuçiç: U pajtuam që dialogu të vazhdojë

66
0
Shares

Takimi i udhëheqësve të Kosovës, me ata të Serbisë, ka përfunduar.
Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se janë pajtuar gjatë takimit që dialogu të vazhdojë me përfaqësim në nivel të lartë.
Të dy palët po ashtu e kanë vlerësuar se takimi nuk ishte i lehtë.
Pas takimit, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha se janë pajtuar që dialogu të vazhdojë me përfaqësim të nivelit të lartë.
“Mendojmë se ky dialog duhet të vazhdojë me takime të nivelit të lartë”, ka thënë Thaçi pas takimit, raporton.
Thaçi po ashtu ka thënë se “pala kosovare ka kërkuar nga BE-ja të bëjë presion mbi Serbinë lidhur me provokimet e fundit dhe se Kosova do të përgjigjet në mënyrë institucionale ndaj tyre”.
Takimi ndërmjet Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit Isa Mustafa, me homologët e tyre serbë, Tomisllav Nikoliç e Aleksandar Vuçiç, po ndërmjetësohet nga shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY