Shqiponja dykrenare vazhdon që të tronditë Greqinë.
Mediat greke kanë publikuar një tjetër foto të shqiptarëve në ushtri duke bërë shqiponjën me duar.
Fotoja është publikuar nga “Neësit.gr” por nuk dihet ku dhe kur është realizuar.
Kjo është fotoja e dytë pas asaj të 7 rekrutëve të pak ditëve më parë, duke acaruar akoma më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve, teksa pritet një tjetër reagim i ashpër i Ministrisë së Mbrojtjes greke.
Ministri Kamenos pak ditë më parë kërkoi ndëshkim maksimal për 7 rekrutët shqiptarë që bënë shqiponjën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/