VENDIMI & LISTA/ Tiranë, bashkia “dhuratë” 8 rrugët e reja për...

VENDIMI & LISTA/ Tiranë, bashkia “dhuratë” 8 rrugët e reja për parkim me pagesë

460
0
Shares

Bashkia Tiranë parashikon që të shtojë disa rrugë të reja në kryeqytet që do të shërbëjnë si parkime me pagesë dhe do të administrohen nga kompania në varësi të saj, Tirana Parking. Siç shpjegohet në relacionin e miratuar për këtë qëllim, zgjerimi i rrugëve që do të shërbejnë për parkim me pagesë erdhi pasi si rrjedhojë e shtimit të korsive të biçikletave, Tirana Parking humbet të drejtën e administrimit të vendparkimeve në një seri rrugësh që aktualisht janë në proces korsie bicikletash si: Bulevardi Deshmoret E Kombit (Seg.Blv. Gjergj Fishta- Rr.Myslym Shyri), Rruga Dibres ( Seg. Qender- Farmacia I0).

 

Edhe vendparkimet e administruara nga Tirana Parking ne rruget e cituara më poshtë, thotë relacioni, jane parashikuar për t’u kthyer në korsi bicikletash në vitin 2018 si…

Rruga “Ibrahim Rugova” (segmenti “Abdyl Frashri” – Rruga “Lek Dukagjini”)
Rruga “Hoxha Tahsin” (segmenti “Sheshi Avni Rustemi” – Rruga “Bardhyl”)
Rruga “Muhamet Gjollesha” (segmenti “Blv. Gjergj Fishta” – Zogu Zi)
Rruga “Kavajës” (segmenti “21-shi” – Fabrika e Bukës)
Rruga “Sulejman Delvina” (segmenti “Bajram Curri” – Rruga “Sheshi Willson”)
Rruga “Abdyl Frashri” (segmenti “Biv.Deshmoret e Kombit” – “Sheshi Willson”)
Rruga “Dëshmorët e katër shkurtit” (segmenti “Sheshi Willson” – Dora D’Istria).
Për rrjedhojë, Bashkia, pasi ka bërë analizën e situatës, vleresimin e nevojave dhe mundësitë për organizmin e parkimit, ka propozuar shtimin e disa rrugeve të reja në zonën A dhe B.

Rruget e propozuara për administrim nga Tirana Parking…

Rruga “Asim Zeneli” (segmenti “Papa Gjon Pali II” – Rruga “Elbasanit”) – Zona A
Rruga “Ismail Qemali” (segmenti Blv “Deshmoret e Kombit” – Rruga “Sami Frasheri”) – Zona A
Rruga “Mihal Duri” (segmenti “Kavajës”- Rruga “Durrsit”) – Zona A
Rruga “Bogdaneve” (segmenti “Kavajës”- Rruga “Mine Peza”) – Zona A
Rruga “Dora Distria” (segmenti “Kristo Luarasi “ – “Adem Jashari”) – Zona B
Rruga “Kongresi Manastirit” (segmenti “Bardhyl” – Rruga” lmer Nregjoni”) – Zona B
Rruga “Kosovarve” (segmenti” Kristo Luarasi “- Rruga” Liman Kaba”) – Zona B
Bulevardi “Gjergj Fishta”(segmenti “Muhamet Gjollesha” – “Rruga e Kavajes” – Zona B.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY