SKANDAL & DOKUMENTE/ Gjykata “ngre të vdekurit nga varri” për të favorizuar...

SKANDAL & DOKUMENTE/ Gjykata “ngre të vdekurit nga varri” për të favorizuar vjehrrin e Edi Ramës

558
0
Shares

Gazetari Basir Çollaku ka denoncuar një vendim të Gjykatës së Apelit të Tiranës, i cili favorizon vjehrrin e kryeministrit Rama, Sulejman Basha. Në vendimin e marrë në datën 28 dhjetor të vitit 2017, Apeli i cilëson dy persona të vdekur prej kohësh si të gjallë, duke marrë një vendim në favor të paditësve.

Gjatë procesit, Gjykata i ka konsideruar si palë mungesë në gjyqin për pronat Fadil dhe Xhemile Toptanin, të cilët kanë vdekur respektivisht në 03. 10. 2010 dhe 09. 11. 2014. Duke qenë të vdekur, sipas ligjit duhet që akti i trashëgimisë të ribëhej dhe në gjyq të merrnin pjesë trashëgimtarët.

Vjehrri i Ramës, Sulejman Basha, vëllai i tij Hasan Basha, Muharrem Basha dhe Hyjrie Bali, kanë paditur disa familje Toptani në Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe Zyrën e Regjistrimit të Pasurive, duke kërkuar rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, që kishte rrëzuar pretendimet e tyre.

Edhe pse në dosjen gjyqësore ekzistojnë certifikatat e vdekjes të Fadil dhe Xhemile Toptanit dhe vendimet përkatëse që e provojnë ligjërisht këtë akt, Gjykata e Apelit të Tiranës, i ka konsideruar Fadil dhe Xhemile Toptanin në mungesë, duke i klasifikuar të gjallë dhe ka vijuar procesin, duke shkuar në vendimmarrje dhe duke dhënë një vendim në favor të paditësve Basha.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vendimin e saj të vitit 2014, kishte rrëzuar padinë e paditësve Basha, ndërsa Gjykata e Apelit, ka rrëzuar vendimin e Shkallës së Parë dhe ka vendosur në favor të paditësve.

“Kjo ndodh në këtë çështje të nxehtë në Tiranë ku janë duke ndërtuar dhe investuar pallate palët paditëse, ndaj ndoshta Gjykata nuk ka pasur kohë mjaftueshëm, të marrë vendim për të gjallët. Një histori ku vettingu, mund të marrë përgjigje më të qartë për shkelje të tilla që konsiderojnë të vdekurit të gjallë”, shkruan Çollaku.

Denoncimi i plotë i gazetarit Basir Çollaku

Gjykata e Apelit të Tiranës, i quan në mungesë të vdekurit, dhe merr vendim

Kur vendimi merret për vjehrrin e Edi Ramës, të vdekurit vijnë në gjykatë

Ndonëse të vdekur, ata konsiderohen të gjallë në Gjykatë, ku procesi gjyqësor, i konsideron në mungesë, pavarësisht se në dosjen ndodhen vendime dhe certifikata zyrtare të vdekjes së dy të paditurve. Gjykata e Apelit Tiranë në një vendim të sajin me 28 dhjetor 2017, i konsideron Fadil dhe Xhemile Toptanin të gjallë, ndonëse ata kanë vdekur njëri në vitin 2009 e tjetri në vitin 2014. Është një histori pronash ku paditësi i parë Sulejman Basha, vjehrri i kryeministrit Edi Rama, si dhe vëllai i tij Hasan Basha, dhe Muharrem Basha, Hyjrie Bali kanë paditur disa familje Toptani, Agjencinë e Trajtimit të Pronave dhe Zyrën e Regjistrimit të Pasurive, duke kërkuar rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që kishte rrëzuar pretendimet e tyre.

Ndonëse në dosjen gjyqësorë janë certifikata e vdekjes dhe vendimet përkatëse që provojnë ligjërisht këtë akt, Gjykata e Apelit të Tiranës, i konsideron Fadil dhe Xhemile Toptanin në mungesë, duke i klasifikuar të gjallë dhe ka vijuar procesin, duke shkuar në vendimmarrje dhe dhënë një vendim në favor të paditësve Basha. Fadil Toptani sipas dokumentacionit që përmban dosja ka vdekur me 03/10/2010, ndërsa Xhemile Toptani, ka vdekur po sipas dokumentacionit të gjendur në këtë dosje, me datë 09/11/2014. Kjo ndodh në këtë çështje të nxehtë në Tiranë ku janë duke ndërtuar dhe investuar pallate palët paditëse, ndaj ndoshta Gjykata nuk ka pasur kohë mjaftueshëm, të marrë vendim për të gjallët. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vendimin e saj të vitit 2014, kishte rrëzuar padinë e paditësve Basha, ndërsa Gjykata e Apelit, rrëzon vendimin e Shkallës së Parë dhe vendos në favor të paditësve. Tashmë pushteti anon nga paditësi dhe nxitimi i gjykatësve, është më shumë se pakujdesi shkresore, apo padijeni faktesh. Ndoshta kjo gjykatë, me ndihmën e këtyre gjykatësve, do të gjejë mënyrën tua dërgojë të ndjerëve vendimin në botën tjetër. Një histori ku Vetting-u, mund të marrë përgjigje më të qartë për shkelje të tilla që konsiderojnë të vdekurit të gjallë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY