ALARMI/ Stacioni hapësinor 9.4 ton përplaset mbi Europë për Pashkë, kërcënim për...

ALARMI/ Stacioni hapësinor 9.4 ton përplaset mbi Europë për Pashkë, kërcënim për lëndë toksike edhe në Shqipëri

185
0
Shares

Stacioni hapësinor i Kinës që ka dalë nga kontrolli rrezikon të përplaset në Tokë gjatë fundjavës së Pashkëve.
Inxhinierët parashikojnë se sateliti Tiangong-1 më në fund do të largohet nga orbita. Ka të ngjarë të bjerë diku rreth 30 marsit deri 3 prill, sipas Agjencisë Hapësinore Evropiane.

Bota ka qenë prej kohësh duke e vrojtuar satelitin e njohur ndryshe dhe si “Pallati Qiellor”, pasi u bë e qartë se Kina kishte humbur kontrollin e saj.

“Sateliti mund të ketë një substancë shumë toksike dhe gërryese të quajtur hidrazinë”. Njerëzit këshillohen të mos prekin mbeturinat e saj. Gjithashtu mbetet rrezik edhe ajri që do thithin banorët në vendin ku do të bjerë Tiangong-1.
Zyrtarët e Nasës thanë se gati 26 pjesë të satelitit do të rihyjnë në atmosferën e Tokës. Shumica e tyre pritet të digjen gjatë rënies në kontakt me atmosferën e tokës. Autoritetet e Agjencisë Amerikane te Hapesires presin që djegia të jetë e dukshme gjatë orëve të ditës.

Sipas ekspertëve, stacioni do të rrëzohet diku mbi Evropë. Vendet e mundshme ku mund të rrëzohet janë Spanja, Franca, Portugalia, Greqia, etj. Nuk përjashtohet mundësia që mbetjet toksike dhe ndotja e ajrit të prekin edhe Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY