FOTO LAJM/ Krim me dokumentet e Arkivit ndaj kulturës, traditës, historisë dhe...

FOTO LAJM/ Krim me dokumentet e Arkivit ndaj kulturës, traditës, historisë dhe vlerave të Gjirokastrës

137
0
Shares

Në mënyrë të përsëritur, deputeti i PD-së Tritan Shehu ka denoncuar krim me dokumentet e Arkivit, ndaj kulturës, traditës, historisë dhe vlerave të Gjirokastrës.

Duke publikuar edhe foton e mëposhtme, Shehu apelon se, dikush duhet t’i thotë ndal kësaj barbarie, veprim që dhe pushtuesit nuk e ndërmorën ndër shekuj!

Postimi i plotë i Tritan Shehut në “Facebook”

Krim ndaj kultures, tradites, historise, vlerave, jo vetem te Gjirokastres.

Fotoja tragjike e ketyre diteve qe shikoni, tregon se si po perfundojne si objekte pa vlere, te hedhura diku ne Durres, dokumentat e Arkivit te Gjirokastres.

Mbasi ai arkiv historik me vlera te pa llogaritshme qindra vjecare kombetare largohet “dhunshem” i ngarkuar rendom ne kamjona te ushtrise, i futur ne disa thase lecke, perfundon me keq se “patatet” ne ambjente jashte cdo rregulli konservimi e ruajtje.

Me tej sipas “programit” keto pjese te historise do “te seleksionohen”, ato “pa vlere” do te asgjesohen, te tjerat do te “burgosen” diku larg Gjirokastres.

Nje pyetje: Kush do jene ata qe do te vendosin per kete proces?! Kush tjeter pervec studiuesve te Gjirokastres, Universitetit te saj, mund te japin vleresime?

Kjo po ndodh me shumicen e arkivave me vlere te Shqiperise, si te Gjirokastres, Shkodres, Korces, Beratit etj, per tju “dorrezuar nje kompanie private”!!

Kemi te bejme ketu me nje atentat ndaj asaj, qe eshte me e rendesishmja per nje komb- kujteses; kjo per papergjegjshmeri, te detyruar nga nje pale tjeter, per qellime tjetersimi, per korupsion, apo per te gjitha keto se bashku?!

Deri sa po ndermiret ky veprim arbitrar i largimi te Arkivave nga qytetet e perkatesise, ku ato duhet te qendrojne, te modernizohen e te shfrytezohen sa me gjere, cdo shkak e deduksion eshte i mundur.

Dikush duhet t’i thote ndal kesaj barbarie, veprim qe dhe pushtuesit nuk e ndermoren nder shekuj!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY