Vuk Jeremiç: Ja çfarë ofroi Vuçiçi për Thaçin, këmbim territori

Vuk Jeremiç: Ja çfarë ofroi Vuçiçi për Thaçin, këmbim territori

139
0
Shares

Kryetari i Partisë Popullore dhe ish-ministër i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, ka deklaruar sot se presidenti serb Aleksandar Vuçiç i ka ofruar fshehurasi Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, këmbimin e jugut të Serbisë, respektivisht Luginën e Preshevës, me veriun e Kosovës.

“Nuk e njoftova publikun për udhëtimin e Vuçiçit në Nju-Jork për shkak të ndonjë animoziteti personal, por për shkak se momentalisht po vendosen punët rreth Kosovës, përderisa ai bën darka sekrete me Hashim Thaçin dhe askush s’e di se për çka bisedojnë. Qytetarët, së këndejmi, kanë shumë arsye për të qenë të brengosur”, ka deklaruar Jeremiç për televizionin serb “Nasha TV”.

Ish-shefi i diplomacisë serbe ka kujtuar se Vuçiçi ka thënë se, as vetë nuk beson se do të formohet Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë.

“Pse, pra, i dha numrin ndërkombëtar telefonik Kosovës dhe e shkatërroi sistemin juridik në Veri? Ashtu bëhen negociatat për interesat kombëtare serbe”, ka pyetur Jeremiç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY