VIDEO/ Basha, akuza Ramës nga Shkodra: Mosshpallja e emergjencës vepër kriminale!

VIDEO/ Basha, akuza Ramës nga Shkodra: Mosshpallja e emergjencës vepër kriminale!

118
0
Shares

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama nga Shkodra sot të shpallë menjëherë gjendjen e mergjencës dhe t’i japë fund heshtjes fajtore të KESH-it. Sipas Bashës, shkak i përmbytjes së Shkodrës janë shkarkimet nga kaskada.

“Ju falënderoj që me punën tuaj të jashtëzakonshme keni qëndruar në krye të detyrës këto 18 ditë; falënderoj edhe Forcat e Armatosura, – tha Basha.  – Unë e njoh problemin e Shkodrës dhe askush nuk mund të më thotë se kjo është vepër Zotit por përgjegjësi e drejtpërdrejtë e njeriut , KESH është përgjegjësi për përmbytjen e Shkodrës me shkarkimet nga kaskada.

Vlerësoj që i keni vënë prioritet, jetës së njeriut.

Sot janë mbi njëmijë familje e 800 banesa të rrethuara nga uji. Kjo përbën për çdo qeveri normale një gjendje emergjence. Këto familje janë në kushtet e mungesave të shumta, shërbimit shëndetësor, shkollat kanë ndërprerë funksionimin, bujqësia është shpartalluar dhe ka qindra mijë dëme në bagëti. Prioritet absolut është dhe duhet të jetë jeta e qytetarëve.

U drejtoj një apel të gjithë banorëve të rrethuar nga uji që të mbajnë kontakt me autoritetet lokale se shqetësimi kryesor mbetet ruajtja e jetës

Ndihmat e ardhura nga qeveria janë krejtësisht të pamjaftueshme dhe puna e bërë deri tani është nga bashkia e Shkodrës, e cila nuk është e përgatitur për ta përballuar këtë gjendje emergjence ndaj kjo është edhe arsyeja kryesore që insistohet për shpalljen e gjendjes së emergjencës.

Përmbytja ka përfshirë tani edhe bashkinë e Vaut të Dejës deri në banesa brenda. Ndaj dhe arsyeja kryesore për shpalljen e emergjencës  është t’u vihet në ndihmë banorëve. Mosshpallja e emergjencës është përgjegjësi ligjore dhe penale dhe çdo pasojë negative në jetën e banorëve është vepër penale, kriminale mosshpallja e emergjencës.

Dua të përgëzoj aktin bipartizan të Këshillit bashkiak të Shkodrës që ka kërkuar shpalljen e emergjencës.

I bëj apel qeverisë dhe Ramës që të shpallin menjëherë gjendjen e emergjencës dhe t’i japin fund heshtjes bashkëfajtore të KESH-it dhe ministrit të KESH-it”, u shpreh Basha.

Lideri i Opozites Lulzim Basha ne mbledhjen e Emergjencave Civile ne Bashkine Shkoder

Publié par Bashkia Shkodër sur vendredi 23 mars 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY