EMRAT & VIDEO/ Itali, trafik kokaine, arrestohen 3 shqiptarë

EMRAT & VIDEO/ Itali, trafik kokaine, arrestohen 3 shqiptarë

181
0
Shares

Autoritetet e Policisë së Raguzës, saktësisht Komisariati i Vittoria në Itali, ka arrestuar tre shqiptarë të akuzuar për trafik kokainë. Ata janë, Ismet Totraku, lindur në 1985; Dashnor Tosku lindur në 1988 dhe Elis Rustami lindur në 1990.

Sipas medieve italiane, mësohet se rreth dy vjet më parë, në dimër të vitit 2016, disa qytetarë italianë kanë njoftuar për praninë në një fshat bregdetare, Casuzze, siç ka dhe emrin operacioni policor, të një grupi shqiptarësh që qarkullonin me makina të mëdha gjoja sikur punonin në sera. Ndaj këtij njoftimi, komisariti i Vittoria ka nisur hetimet.

Që në fillim hetuesit kanë verifikuar praninë e shqiptarëve që banonin në Casuzee, fshat bregdetar në Santa Croce Camerina. Ata janë gjurmuar derisa policia ka kapur me kokainë, një italian që kishte kontaktuar me shqiptarët. Pas kësaj nisi përgjimi ndaj tyre shoqëruar me kamera. Nga përgjimet është zbuluar se ata synonin ardhjen e turistëve në verë, ku blerësit e kokainës do të njihnin një bum.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY