Veliaj tregon pse po nderton 24 kulla, por ja ku nuk thote...

Veliaj tregon pse po nderton 24 kulla, por ja ku nuk thote te verteten

292
0
Shares

Kreu i bashkise se Tiranes ka gjetur nje argument qe nuk te shkon ne mendje ne lidhje me nevojen sipas tij per te ndertuar 24 kulla te larta ne Tirane. Ai tha se po zbaton planin francez te Rames por ne fakt shume prej ketyre kullave nuk parashikohen ne ate plan.

Shpjegimi i Velise:

“Për lejet e bashkisë kam thënë që patjetër s’do ketë leje sa kohë s’ka plan. Bashkia para nesh sipas kërkesës ashtu i jepte lejet. Bashkia sot ka marrë planin francez te Ramës, ka parë statistikat e INSTAT ku tregohet se vijnë 25 mijë banorë në vit ne Tirane dhe pasi ka hartuar këtë plan, jep këto leje. Kur ka plan dhe cdo gjë bëhet sipas distancave, jepet leje.

Tani që ka plan bashkia duhet të sigurojë kopshte e shkolla për këta persona që vijnë çdo vit. E kjo behet ose rrit taksat për familjarët ose për bizneset.

Ne thamë që për këta që zhvillojnë, kanë fitime kolosale, ne do e 10 fishojmë taksën, nëse oligarkët, biznesmenët kanë një kundërshtar që i ka prerë në mes, është kryetari i bashkisë dhe kryeministri.

Për kullat trashëguam planin francez për një qendër që do kishte ndërtesa të larta për arsye të thjeshta, as Rama as unë s’kemi cënuar kurrë hapësirën publike, ka qenë private gjithmonë, është 10 fishuar taksa, është fushë që rrit punësimin”, theksoi Veliaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY