Turqia zbulon telefonatat e Met Kananit me politikanë shqiptarë

Turqia zbulon telefonatat e Met Kananit me politikanë shqiptarë

218
0
Shares

Autoritetet turke kanë në dorë përgjime mjaft të rendësishme të një prej grupeve më të mëdha të trafikut të drogës në Shqipëri me politikanë të rendësishëm të vendit tonë.

Mediat turke, sipas Albeu.com, bëjnë me dije se të dhënat mjaft kompromentuese për politikanë të rendësishëmShqipëri janë shtënë në dorën e autoriteteve turke gjatë ndjekjes dhe përgjimit gjashtë mujor të grupit të Met Kananit, i cili po përgatitej që të fuste një sasi të madhe drogë në Turqi.

Mësohet, se autoritetet turke kishin më parë informacion për grupin në fjalë dhe e kishin vënë atë në ndjekje, gjatë të cilës kanë perceptuar edhe telefonata të tyre me politikanë të rendësishëmShqipëri, shkruan Albeu.com.

Nuk dihet ende se çfarë bisedash janë perceptuar nga turqit, pjesë e të cilave janë politikanë të rendësishëm shqiptar, megjithatë kjo është e disata herë që njerëz me pushtet në Shqipëri bien në rrjeten e autoriteteve ligjzbatuese të huaja.

Grupi i Met Kananit që u kap gjatë ditës së djeshme në Turqi ishte nën ndjekje prej gjashtë muajsh nga policia turke dhe aksioni u zhvillua vetëm pasi droga ishte zbritur prej mjetit lundrues për t’u fshehur në një depo uji, e cila ruhej me kamera.

Sot nderkohe ndodhet ne Turqi Kryeministri Edi Rama i cili ka zhvillua nderkohe nje takim me Kryeministrin turk dhe Presidentin Erdogan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY