Po i vjen fundi medias së lirë në Turqi, drejt shitjes grupi...

Po i vjen fundi medias së lirë në Turqi, drejt shitjes grupi më i madh mediatik

156
0
Shares

Grupi më i madh i medias turke tha të enjten se është në bisedime me një grup biznesi pranë Presidentit Rexhep Tajip Erdogan për shitjen e aksioneve të saj, një zhvillim që kufizon më tej gazetarinë e pavarur në vend që ka marrë një kthesë gjithnjë e më shumë autoritare nën udhëheqjen e tij, shkruan AFP.

Në një njoftim, “Dogan Holding” tha se po negocionte me “Demiroren Holding”, duke përfshirë gazetën Hurriyet, gazetën e përditshme me qarkullim masiv “Posta”, kanalet televizive CNN-Turk dhe Kanal D dhe Dogan Neë Agency.

Dogan Holding tha se shitja ishte me vlerë 890 milionë dollarë.

Agjencia e lajmeve “Dogan” ishin midis disa mediave relativisht të pavarura në një peizazh të dominuar nga stacionet televizive dhe gazetat aleate me Erdogan. Nëse arrihet një marrëveshje, mediat në pronësi të “Dogan” do të ishin mediat e fundit që do të përfundonin në duart e bizneseve pranë presidentit.

“Kjo do të çojë në zhdukjen e plotë të mediave kryesore dhe krijimin e mediave që flasim vetëm një zë”, tha Nazmi Bilgin, i cili kryeson Shoqatën e Gazetarëve me bazë në Ankara. “Ne jemi thellësisht të shqetësuar për shtypin turk dhe lirinë e shtypit”.

Shitja e mundshme shihet gjerësisht si një kulmi i një beteje të gjatë midis qeverisë dhe pronarit të “Dogan Holding”, Aydin Dogan, i cili gjithashtu ka interesa biznesi në energji dhe pasuri të patundshme.

Në një mesazh për punonjësit, “Aydin Dogan” konfirmoi se kompania e tij kishte nënshkruar një “protokoll paraprak” me Demiroren Holding.

“Në këtë fazë, kam vendosur që vullnetarisht t’i jap fund profesionit tim si botues,” tha ai.

Manjati i mediave u përball me një gjobë shumë-miliardëshe në vitin 2009, që e detyroi atë të shiste gazetat “Milliyet” dhe “Vatan” tek Demiroren Holding.

Gjoba kishte një efekt të frikshëm në grupet mediat, që tashmë nuk donin të bienin ndesh me qeverinë, ndërsa gazetat lajmëruan gazetarët kritikë ndaj qeverisë dhe shkurtuan raportimet kritike.

Erol Onderoglu, përfaqësuesi i Turqisë tek organizata e “Reporterëve pa Kufij” tha se shitja e “Dogan Holding “do të thotë vdekja e pluralizmit dhe gazetarisë së pavarur në mediat kryesore të Turqisë.

“Qeveria tani ka kontroll të plotë të mediave në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në 2019,” shtoi ai.

Më shumë se 150 gazetarë janë në burg, kryesisht në akuzat për terrorizëm, ndërsa mbi 150 media, nga transmetuesit në gazeta dhe revista, janë mbyllur nën akuzat për lidhje me terrorizmin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY