DETAJE/ Trafikimi i 1 mijë shqiptarëve në Amerikë, Kanada e Angli, hetim...

DETAJE/ Trafikimi i 1 mijë shqiptarëve në Amerikë, Kanada e Angli, hetim pasuror për 39 të arrestuarit

197
0
Shares

Krahas hetimit penal për 39 të arrestuarit për trafikimin e 1 mijë shqiptarëve drejt Anglisë, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prokuroria nis dhe një hetim pasuror për ta. Duke qenë se grupi ka përfituar rreth 15 milionë dollarë nga aktiviteti kriminal, hetuesit do të verifikojnë pasuritë e të gjithë të prangosurve.

Grupi hetimor u ka nisur një shkresë të gjitha bankave të nivelit të dytë, për të identifikuar të gjithë llogaritë bankare të të arrestuarve dhe familjarëve të tyre të afërt.

Do të saktësohet nëse ata arrijnë t’i justifikojnë të ardhurat dhe burimin e tyre. Duke qenë se disa nga të ndaluarit kanë disa biznese do të hetohet mënyra se si janë ngritur. Një shkresë tjetër do t’i niset edhe zyrave të hipotekave, për të verifikuar të gjitha pronat e paluajtshme.

Prokuroria ka dyshime se paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal janë investuar në ngritjen e bizneseve, blerjen e apartamenteve apo tokave dhe trojeve.

Numri në total i të arrestuave për këtë super aksion ishte 51, por vetëm 39 u ekzekutuar. 12 persona janë shpallur në kërkim pasi gjatë aksionit ata nuk u gjetën në territorin shqiptar. Sipas hetimeve të Prokurorisë për Krimet e Rënda, një person për të shkuar në Angli paguante 7 mijë paundë. Ndërsa ata që kërkonin të shkonin në Amerikë ose Kanada paguanin 30 mijë dollarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY